Shitja e lëndëve piroteknike, inspektim në Gjirokastër për të ndaluar tregëtimin e tyre

Ndalimi dhe tregtimi i lëndëve piroteknike mbetet prioritet për institucionet kompetente në prag të festive të fundvitit.
Edhe në bashkinë e Gjirokastrës, drejtoria e Shërbimit Zjarrfikës jo rastësisht kontrollet për parandalimin e zjarreve sipas planit vjetor për kontrollin e subjekteve si markete, supermarket, magazine e të tjerë e kryen gjatë muajit dhjetor, pasi këto subjekte janë ato ku mund të tregtohen edhe lëndët piroteknike.
Aurela Cani, shefe e parandalimit të zjarreve na bën me dije prej ditësh kanë nisur kontrollet nga ana e tyre në bashkëpunim edhe me policinë bashkiake në të gjitha këto subjekte tregtare.
Nga kontrollet e deritanishme sipas znj. Cani nuk janë konstatuar subjekte që të tregtojnë lëndë piroteknike.
Siç është bërë tashmë traditë prej vitesh, spektakli i fishekzjarrëve natën e ndërrimit të viteve bëhet i organizuar nga bashkia e qytetit.