E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali, objektivat janë Baloteli e Kievili

Debati me Ibrahimoviç në sfidën me Sienën, kur Interi festoi titullin kampion mund të shkaktojë largimin e Mario Balotelit. Sulmuesi i përfaqësueses U-21 të Italisë nuk i ka pritur mirë kritikat, por mbi të gjitha i ka lënë shije të hidhur fakti se askush nuk doli në mbrojtje të tij. Për Balotelin në garë është Arsenali, që mund të shesë Adebajor për afro 30 milionë euro. Çelsi, Milani dhe Interi janë skuadrat e interesuara, ndërsa Venger e sheh talentin zikaltër si pasardhësin ideal. Francezi është i gatshëm t‘i ofrojë "Supermarios" kontratë me 3 milionë euro rrogë në sezon, deri në vitin 2014. Në listën e merkatos së "topçinjve" figuron edhe emri i mbrojtësit të Juventusit, Xhorxho Kielini. Mbrojtësit e qendrës tek Arsenali, Silvestre, Ture e Gallas, janë pranë të 30-ave. Për Kielinin, Venger është i gatshëm t‘i paguajë bardhezinjve 14 milionë euro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›