Zyrtare! Josip Kushe do të jetë trajneri i Kombëtares
Josip Kuzhe është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Vendimi për të emëruar kroatin është marrë gjatë mesditës së djeshme nga Komiteti Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit. 56-vjeçari u preferua përpara kroatit tjetër, Ilija Lonçareviç, ndërsa austriaku Peter Pakult doli nga gara, pasi Rapidi i Vjenës konfirmoi se tekniku nuk largohej. Në përfundim të mbledhjes, ishte kreu i "qeverisë" së futbollit, Armand Duka, ai që zyrtarizoi pasardhësin e Ari Han në krye të stolit. "Josip Kuzhe do të jetë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare", deklaroi drejtuesi më i lartë i federatës. "Vendimi u mor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, ndërsa tashmë i takon FSHF-së që të kryejë formalitetet e rastit për prezantimin e trajnerit. Brenda javës Kuzhe do të mbërrijë në Tiranë dhe do të nisë menjëherë punën". Në fakt, gjatë javës së ardhme pritet që ish-trajneri i Dinamos së Zagrebit dhe NK Zagreb të zhvillojë një grumbullim me lojtarët që janë kontingjent i përfaqësueses, për t‘u njohur nga afër me ekipin. Ngutja lidhet edhe me ndeshjen e radhës së kuqezinjve në eliminatoret e Botërorit 2010, ku më 6 qershor në "Qemal Stafa" vjen Portugalia.
Kontrata e dhe kushtet për Kuzhe nuk janë më sekret. Kroati ka pranuar të firmosë marrëveshjen për një vit, me opsion rinovimi edhe për një vit e gjysmë, ndërkohë gjatë gjithë kohës ai do të jetojë në Shqipëri. Ndryshe nga paraardhësit Dosena, Brigel, Bariç e Han, 56-vjeçari është i pari trajner që do të transferohet në vendin tonë, për të qëndruar "full time" pranë skuadrës. Për t‘u theksuar është fakti se për të parën herë, FSHF nuk ndodhet në dizavantazh, pasi shtyrja e bashkëpunimit do të bëhet vetëm në bazë të rezultateve që skuadra do të arrijë dhe e drejta për prishjen e kontratës i takon vetëm palës shqiptare. "Sipas kushteve që kemi përcaktuar, Kuzhe do të qëndrojë në Shqipëri gjatë gjithë kohës. Kontrata e tij do të jetë një vit, me opsion për t‘u shtyrë edhe për një vit e gjysmë, pra rinovimi do të bëhet në bazë të rezultateve që trajneri do të arrijë në vitin e parë të punës, sqaroi Duka. Të drejtën për prishjen e kontratës pas vitit të parë e ka vetëm FSHF-ja, jo trajneri".
Edhe pse stafi teknik i përfaqësueses do të zgjidhet sipas preferencave të Kuzhe, më parë ai duhet të marrë miratimin nga federata. Objektivi kryesor është përgatitja dhe konsolidimi i grupit, por edhe rinovimi i kontingjentit (nëse është e nevojshme) për eliminatoret e Kampionatit Evropian. Kjo pikë e fundit cilësohet si mjaft e rëndësishme duke qenë se për shkak të moshës Skela, Lala, Beqaj dhe ndoshta Bogdani nuk do të jenë pjesë e Kombëtares për aktivitetin kontinental. Përveç sfidave me Portugalinë, Danimarkën e Suedinë, tekniku do të ketë në dispozicion edhe tri miqësore me Gjeorgjinë, Qipron dhe Skocinë. "Kushti kryesor që i është vënë trajnerit të ri, lidhet me përgatitjen e skuadrës për eliminatoret e ardhshme, pra ato për Evropianin 2012. Megjithatë, është e qartë që ai duhet të marrë rezultatet maksimale në tri ndeshjet e mbetura. Është e qartë se këto tri ndeshje nuk e ndryshojnë pozicionin e Shqipërisë në renditjen në grup, por ne dëshirojmë të shikojmë ndeshje sa më të bukura të Kombëtares, pse jo, edhe rezultate pozitive", përfundoi Duka.
Karriera si trajner
Në vitin 1981, pas dhjetë vjetëve aktivizim me Dinamon e Zagrebit, ku fitoi Kupën UEFA dhe kampionatin Jugosllav, Kuzhe i dha fund karrierës si futbollist. Detyra e parë si trajner ishte me Sidnei Kroaci (1982-1984), ndërsa më pas ka punuar me BSK Slavonski Brod (1985-1986), të rinjtë e Dinamos së Zagrebit (1986-1988), Borac Banja Luka (1988-1989). Në vitin 1989, ai u emërua te Dinamo e Zagrebit dhe pas dy vjetësh, Kuzhe "emigroi" drejt Gjermanisë. Stacioni i parë ishte Rot-Vais Erfurt, për të vazhduar te Mainc (1992-1994). Për tre sezone, Kuzhe punoi në Japoni me Gamba Osakan, përpara se të kthehej në Kroaci te NK Zagreb. Pas një aventure të shkurtër te FC Çemnitcer në Gjermani, u transferua sërish te Gamba Osaka. Në edicionin 2003-2004 u emërua tek Inter Zapreshiç dhe në vitin 2005 mori përsëri drejtimin e Dinamos së Zagrebit, duke fituar titullin në vitin e parë të punës. Në nëntor 2007, Kuzhe u emërua te Kombëtarja e Ruandës, por shumë shpejt ai u transferua në Japoni, tek Içihara JEF Junajtid Çiba, për t‘u larguar vetëm pas katër muajsh punë.