Vllaznia, 10 mijë USD për kokë për fitoren me Tiranën"
Nëse Vllaznia do të fitojë ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Tiranës, që si rrjedhojë do të thotë titullin kampion, secili lojtar i Vllaznisë do të fushë në xhepin e tij 10 mijë dollarë premi (në total shuma i kalon 200 mijë dollarët). Presidenti i shkodranëve Valter Fushaj u ka premtuar të tijve një superpremio për këtë sfide, e konsideruar si "finalja sezonale". Reagimi i numri "Një" të kuqebluve ka ardhur vetëm 24 orë pasi është mësuar se rivali kishte bërë publike një premio te rreth 200 mijë dollarë do të vihej në dispozicion të bardhebluve, për një fitore të mundshme ndaj Vllaznisë. Ndërkohë por dje është mësuar se supersfida e këtij fund sezoni do të luhet nën dritat e prozhektorëve në impianti më i madh i futbollit në vend, stadiumi kombëtar "Qemal Stafa", në orën 19:00 të ditës së shtunë