E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gashi: Poetët shprehin atë që fle thellë në vetëdijen e tyre

Nga Express më 26 gusht 2011 në ora 08:41

Të enjten në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë janë promovuar librat me poezi “Autoportreti pa kokë” dhe “Bota nis nga unë” të autorit Halil Gashi.

Shkrimtari Gashi, me rastin e promovimit të poezive të tij, ka bërë të ditur se në të dyja përmbledhjet shpalosen pjesë nga e kaluara e vendit tonë.

Ai, po ashtu, tha se të flasësh për veten është shumë vështirë, pasi që autorët përherë mundohen ta thonë atë që flenë thellë në vetëdijen e tyre.

“Të flasësh për veten është shumë vështirë për atë edhe poetët mundohen të shprehin dhe përjetojnë atë që e sublimojnë shumë thellë ta thonë përmes vargjeve të tyre që nga njëherë vjen vetiu e nganjëherë të shtynë diçka e dhunshme nganjëherë diçka dashur, por përherë mundohet ta thotë atë që flenë thellë diku në vetëdijen e tij”, tha Gashi.

Ndërsa Argjend Hasani, botues i librave, tha se autori Gashi lexuesve u ka ofruar vargje të këndshme.

“Në të dy librat e tij autori vërehej qartë që kishte ndrydhur emocionet, por befas në etapat e caktuara e kishin tradhtuar ato dhe kishte shpërthyer në përmasa të jashtëzakonshme si në kontekstin kohor, po ashtu edhe në kontekstin hapësinor, kështu që duke i vënë ato në letër dhe në kuadrin e një këndvështrimi dhe një botëkuptimi real autori në librin e dytë “Bota nuk nis nga unë” lexuesve u ka ofruar ca vargje të këndshme dhe autentike”, tha Hasani.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›