Arsenali, perfekt

Arsene Wenger ka bërë thirrje që Arsenal të shfaqë përfundim të përkryer të sezonit, nëse dëshiron të sigurojë titullin në Premierligë në garën e ngushtë dhe shumë interesante. Topxhinjtë kanë vetëm dy pikë më pak se kryesuesi Manchester United dhe një prapa konkurrentit tjetër Chelsea, shtatë ndeshje para përfundimit të sezonit. Wenger ka përcjellë ekipin e tij duke u përjashtuar dy herë nga gara për titull, por ata janë rikthyer në konkurrencë me gjashtë fitore të njëpasnjëshme.
Gjatë kësaj periudhe, kampioni në fuqi, Manchester United dhe Chelsea kanë humbur pikë dhe gara mbetet e afërt para ndeshjeve të fundit. Francezi beson se ekipi i tij nuk guxon të humb pikë dhe e di se duhet të mbështetet në gabimet e rivalëve të tij.
“Janë tri ekipe në garë dhe varet nga ekipi që ka vazhdimësinë më të mirë. Ne duhet të përqendrohemi në paraqitjet tona. E dimë se rrugëtimi jonë duhet të jetë perfekt. Për të qenë perfekt, ne duhet të përqendrohemi në paraqitjet tona. Na nevojitet ndihmë nga ekipet tjera, por e dimë se kjo do të funksionojë vetëm nëse kemi vazhdimësi dhe ruajmë përqendrimin. Jemi në formë të mirë dhe kemi krijuar besim në ekip. Kjo seri është shumë e rëndësishme”, tha Wenger për Sky Sports News.
Humbja e fundit e Arsenalit në Premierligë erdhi në fillim të shkurtit nga Chelsea në Stamford Bridge, por prej atëherë ata kanë qenë në formë të shkëlqyeshme. Dhe, Wenger beson se shpirti i ekipit është zhvilluar gjatë kësaj kohe dhe mendon se përjashtimi nga gara për titull mund t’i ndihmojë në fazën përfundimtare të sezonit.
“Ne duam ta ruajmë shpirtin, urinë, dëshirën dhe inteligjencën që kemi treguar deri më tani. Për një kohë të gjatë i kemi vendosur objektivat tona. Ne e luajmë çdo ndeshje sikur jeta jonë varet prej saj dhe është kështu tashmë një kohë të gjatë. Na nevojitet të ruajmë vazhdimësinë dhe qëndrimin tonë. Kemi përkushtim të jashtëzakonshëm, shpirt të shkëlqyeshëm në ekip dhe duhet të vazhdojmë kështu”, përfundoi ai.