F1 nuk është monotone

Yjet e Formulës 1, Fernando Alonso dhe Michael Schumacher kanë thënë se njerëzit që e kritikojnë garën e parë të sezonit se ishte monotone, ose nuk e kuptojnë sportin ose duhet të fillojnë të shikojnë diçka tjetër. Gara e parë e sezonit në Bahrejn, më herët këtë muaj, ishte kritikuar nga disa për mungesë të tejkalimeve dhe ritëm të ngadalshëm të sjellë nga ndryshimi i rregullave për rifurnizim, që nënkupton se çdo bolid qarkullon me karburant dhe gjendje të njëjtë të gomave.
Megjithatë, Alonso dhe Schumacher – të dy ish kampionë të botës – kanë mbrojtur Formulën 1 para garës për Shpërblimin e Madh të Australisë të dielën. “Duhet të jemi të qetë dhe të presim disa gara e të shohim nëse rregullat e reja do të kenë ndikim”, tha dy herë kampioni i botës Alonso. “Nuk mendoj se rregullat kanë ndryshuar gjërat. Varet nga teknika, sa preciz, gjithçka sa i përket mekanikës dhe engjinieringut, gjithçka.
Njerëzit që duan të shohin spektakël ndoshta duhet të mendojnë përsëri nëse duan të shohin Formulën 1”, shtoi ai. Alonso, i cili fitoi garën në Bahrejn në debutimin e tij në Ferrari, ka thënë se Formula 1 kurrë nuk ka pasur tejkalime sa sportet tjera dhe theksoi se kërkesat për krijimin e një rregulle të re, që detyron së paku dy ndalje në bokse për secilin ngasës, janë të gabuara. “Ka qenë gjë normale për 15 vitet e fundit. Nëse duhet të bëjmë dy ndalje, do të jetë pothuajse njëjtë”, theksoi spanjolli. Komentet e Alonsos u përkrahën nga Schumacher – shtatë herë kampion i botës – i cili këtë sezon u rikthye nga pensionimi trevjeçar për të garuar për Mercedesin.
“Nëse një ndeshje futbolli është 0-0, a është monotone ? Nëse rezultati në një ndeshje basketbolli është 100-100 a është interesante ?” tha Schumacher. “Formula 1 nuk është garë e motorëve, nuk është basketboll. Formula 1 gjithmonë ka pasur më pak tejkalime. Por, vazhdon të jetë sport joshës për tifozët”, shtoi ai. Schumacher debutoi në Formula 1 më 1991 dhe tha se përvoja e tij e gjatë në sport e bën të kuptojë se mungesa e tejkalimeve në Bahrejn ka qenë më tepër një rregull sesa përjashtim.
“Është fakt se nuk kishte tejkalime, por më thoni se kur ka pasur më tepër tejkalime ? Formula 1 gjithmonë ka qenë në këtë situatë. Janë njerëz të mençur, të cilët gjithmonë mendojnë për të përmirësuar, për t’i bërë gjërat më mirë, nuk është aq lehtë”, përfundoi ai.