E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali rikthehet për të fituar

Arsenali është rikthyer nga disavantazhi për të shënuar fitore prej 2-1 kundër Evertonit në Emirates.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 24 përmes Louis Saha, i cili realizoi nga një pozitë e dyshimtë jashtë lojë, mirëpo gjyqtari e pranoi golin.

Topçinjtë u rikthyen në lojë në pjesën e dytë (70’), kur Andrey Arshavin barazoi shifrat.

Ndërkaq, gjashtë minuta më vonë, Laurent Koscielny ktheu ndeshjen në favor të vendasve dhe me rezultat 2-1 përfundoi takimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›