E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali shënjestron Javi Garcian

Arsenali planifikon që gjatë afatit kalimtar të janarit të bëjë ofertë për mesfushorin e Benficas, Javi Garcia.

Topçinjtë janë në kërkim të një mesfushori qendror duke qenë se Jack Wilshere po ka probleme me dëmtime, ndërsa Cadena Ser raporton se Garcia është në planet e tyre.

Përfaqësues të klubit anglez janë në bisedime me Real Madridin për transferimin e Esteban Graneros, por duket se ai nuk do të jetë lojtari i vetëm që do t`i bashkohet Arsenalit gjatë dimrit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›