E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha vizitë në Shkup, takime me krerët e shtetit

Kryeministri Berisha do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të Kryeministrit Nikolas Gruevski. Gjatë vizitës në Shkup kryeministri Berisha do të zhvillojë takime me homologun e tij Nikolla Gruevski, ku pas takimit mes tyre dhe delegacioneve përkatëse, dy kryeministrat do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri Berisha do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov, nga Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski, si dhe do të zhvillojë takime me Kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, me Kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi, me Kryetarin e LSDM-së Branko Cërvenkovski.

Në axhendën e Kryeministrit përfshihet gjithashtu, një vizitë në Tetovë. Kryeministri Berisha do pritet nga kryetari i komunës së Tetovës, zoti Sadi Bexheti dhe drejtues të tjerë lokalë. Më pas, Kryeministri do tė vizitojë Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore.

Një moment i rëndësishëm për Kryeministrin Berisha do të jetë dhënia nga Universiteti i Europës Juglindore, e Çmimit Ndërkombëtar Për Lidership. Me këtë rast, Kryeministri Berisha do t`i drejtohet auditorit, me një fjalim.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›