Arsenali sonte ka mbështetës Sir Aleks Fergusonin
Liverpul - Arsenali do të ketë një përkrahës special në super ndeshjen e kësaj mbrëmjeje me Liverpulin për javën e 33-të. Mbështetësi është trajneri i Mançester Junaited, Sir Aleks Ferguson.
Nëse Liverpuli do të fitojë sonte, atëherë do të dilte 2 pikë përpara Mançesterit të drejtuar nga Ferguson, megjithëse këta të fundit kanë dy ndeshje më pak.
“Nuk e di se çfarë do të mendojë Venger për ndeshjen e kësaj mbrëmjeje. Por sido që të jetë, Arsenali gjithmonë përpiqet të japë maksimumin. Kjo është filozofia e Arsenalit, është filozofi prej fituesi”, deklaron Ferguson përpara takimit Liverpul-Arsenal.
Skuadra e Arsenalit udhëton drejt fushës së vështirë të “Anfield” me shumë mungesa. Sfida vështirësohet për skuadrën e Arsen Vengerit, e cila duhet të sakrifikojë jashtëzakonisht për të marrë një rezultat pozitiv.