E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramadan Shehu rikthen buzëqeshjen tek Elbasani

Elbasan - Trajneri Ramadan Shehu rikthen buzëqeshjen tek Elbasani me debutimin e tij. Skuadra e elbasanase arriti të fitonte 2-1 përballë Bylisit këtë javë, duke u rikthyer tek triumfi pas më shumë se tre muajsh.

Heroi i takimit për vendasit ishte padyshim kapiteni Julian Ahmataj, i cili arriti të shënonte dy herë në portën kundërshtare. Ekipi i drejtuar nga Shehu e gjeti avantazhin që në minutën e tretë të takimit, pas një kombinimi, Stojku-Xhafaj-Ahmataj.

Në minutën e 40-të Bylisi arrin të barazojë shifrat me anë të Florenc Arapit. Në pjesën e dytë Elbasani arrin të shënojë sërish me Ahmatajn në minutën e 61-të, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar 2-1.

Elbasani ngjitet në kuotën e 30 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e nëntë. Ndërsa, Bylisi çimenton vendin e fundit me 24 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›