Ançeloti: Sekreti i Pipos është entuziazmi prej fëmije
Milano - Trajneri i Milanit, Karlo Ançeloti, është tepër i lumtur me tripletën e shënuar nga Pipo Inzagi në përballjen e mbrëmshme me Torinon. Paraqitja e Super Pipos pati një ndikim të madh tek skuadra e Milanit, e cila arriti të fitonte me rezultatin e thellë 5-1.
“Me Inzagin kam punuar prej 10 vitesh, dhe nuk arrij dot ta largoj shikimin nga ai. Është kënaqësi e madhe ta shohësh duke luajtur në këtë mënyrë. Ai ndoshta mund të jetë 36 vjeç, por ka një entuziazëm prej fëmije, dhe ky është sekreti i suksesit të tij”, deklaroi trajneri Karlo Ançeloti.
Ançeloti foli edhe për situatën tek Milani, duke deklaruar se këtë sezon ecuria ka qenë e paqëndrueshme. Ai i vlerësoi futbollistët për paraqitjen që bënë mbrëmë, pasi arritën të tregonin spektakël, dhe në fund morën një rezultat të shkëlqyer.