Lampard: Barcelona është ekipi më i mirë në Evropë
Londër - Futbollisti i Çelsit, Frenk Lampard, thur elozhe për skuadrën e Barcelonës, duke e cilësuar atë si më të mirën e kontinentit. Mesfushori londinez i druhet shumë kundërshtarit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi katalanasit po kalojnë një moment të mrekullueshëm.
"Barcelona është pa dyshim skuadra më e fortë në Evropë. Në të njëjtën kohë është edhe ekipi më në formë”, deklaron Lampard në një intervistë për “El-Mundo”.
Lampard shprehu kënaqësinë që do të luajë në stadiumin “Kamp Nou”, pasi për të ai është më i miri për të luajtur futboll.
Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Çelsit dhe Barcelonës do të luhet më 28 prill në Spanjë, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 6 maj në Londër.