E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali zbraz thesin, Cana ne vend te Vieras

Gjiganti anglez, Arsenali shpreson se do te jete skuadra qe do te fitoje gjate merkatos sherbimet e kapitenit te Olimpikut te Marsejes, Lorik Cana. Topcinjte kane humbur mundesine per te blere kartonin e mesfushorit brazilian Melo, pasi ai nenshkroi nje kontrate me Fiorentinen. Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger eshte ngarkuar me pergjegjesi qe te shohe mundesine e blerjes se Lorik Canes, pasi shihet si zevendesuesi i Patrik Vieras. Duke folur per gazeten angleze "The Daily Express", Cana shihet gati per nje transferim te mundshem, per te Arsenali, pasi oferta e nje klubi te madh dhe Premier Liga e josh se tepermi kete lojtar. "Dera mbetet e hapur, qe te largohem nga klubi, edhe pse jam ne kontrate per tre sezone te tjera, ne Marseje. Do te flas me familjen dhe do t'i pergjigjem ndergjegjes sime. Me tej do te vendos, por Premier Liga eshte kampionati im i preferuar qe me terheq shume", - thote 25 -vjecari. Klubet e tjera qe jane te lidhura me asin e kombetares shqiptare, jane edhe Totenhemi dhe Hamburgu. Klubi gjerman i ka afruar me pak para, afro 6 milione euro dhe ne kete pike e ka humbur betejen me Lorik Canen. Gjate diteve te fundit Totenheni ishte shume prane blerjes se lojtarit, por oferta e financiare qe afron Arsenali eshte me e majme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›