Shkarkohet senati i Universitetit të Tetovës
Gjithashtu është shkarkuar edhe rektori i këtij universiteti prof.dr Agim Vela. Ndërhyrja e ministrisë është vlerësuar nga udhëheqësia aktuale dhe Senati si shkelje e rëndë e autonomisë së universitetit. Ushtrues të ri të detyrës së rektorit është caktuar prof.dr. Agron Reka.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se ka marrë këtë vendim në bazë të Ligjit për arsimin e lartë dhe në përputhje me konkluzionet e Parlamentit të Maqedonisë lidhur me parregullësitë në USHT. Rektori Agim Vela dhe shërbimet e universitetit kanë njoftuar përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare për shkeljet e bëra. Ndërhyrja ka ndodhur në momentin kur në USHT po zhvillohej procedura e konkurrimit të kandidatëve për rektor të ri të universitetit, pas zgjedhjes së ish-rektorit Sadi Bexheti në krye të komunës së Tetovës në zgjedhjet e fundit. Agim Vela dy muaj më parë u zgjodh ushtrues detyre i rektorit të USHT-së deri në zgjedhjet e reja për rektor që tashmë kishin nisur në këtë universitet. (start/ina)