Kaidanow: Kosova ka miq të fuqishëm
“Këta miq kujdesen për ju dhe për drejtimin që do ta zgjidhni, ndërsa këshilla e tyre është e rëndësishme dhe duhet të merret parasysh në mënyrë serioze”, tha të enjten Kaidanow, në ceremoninë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Ajo më tutje theksoi se Kosova duhet të mësohet që në mënyrë të vërtetë ta respektoj multi-etnicitetin. Në ceremoninë në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, ishin të pranishëm zyrtarët më të lartë të Kosovës dhe ata ndërkombëtarë. (rel/start)