Dinamo, kualifikimi varet nga ndeshja ne Finlande
Me Lahtin aktivizohet nje emer i njohur i futbollit evropian, Jari Litmanen, por ky fakt nuk eshte shqetesues per ekipin dinamovit, perkundrazi tanet pretendoje dhe deklarojne arritjen e nje rezultati pozitiv, ne Finlande. "Ndaj Lahtit synojme kualifikimin dhe besojme se do te percaktohet nje jave me vone ne Tirane", - theksoi Shkelqim Muca. Lahti nuk ka pervoje ne Evrope dhe aktualisht ndodhet ne mes te klasifikimit, ne kampionatin finlandez. Ndryshe nga vendet e tjera, ne Finlande kampionati ecen sipas vitit kalendarik dhe per kete arsye, Lahti e ka fituar te drejten e pjesemarrjes ne Evrope, pasi ne fund te vitit te kaluar doli ne vend te trete. Ndryshe nga edicioni i shkuar, kjo skuader e ka humbur formen e mire dhe skuadra e Dinamos, sheh nje avantazh te theksuar ne kete drejtim, per te arritur qe ne sfiden e pare rezultatin e deshiruar. Me nje barazim, Dinamo do ta kete te lehte kualifikimin ne Tirane. Objektivi i bluve eshte kalimi i nje turi evropian. Ne rast se kualifikohen me Lahtin dhe arrijne ne raundin e dyte, dinamovitet do te luajne me tej me Nova Goricen e Sllovenise. Shanset jane qe blute kryeqytetas te kalojne dy ture evropiane, cka do te perbente nje sukses te padiskutueshem ne tere historine e ketij klubi.