Njohja e Kosovës, Koshtunica: Serbia nën presionin e ndërkombëtarëve
Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar se Serbia po kushtëzohet që me territore të veta të paguajë vazhdimin e procesit të integrimeve europiane, raportojnë mediat serbe. "Serbia shpejt do t'u ekspozohet presioneve dhe shantazheve të hapura se vazhdimi i rrugës europiane çon drejt vendosjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me Kosovën", ka theksuar Koshtunica. Koshtunica ka thënë se Serbia do të ketë presion që të ndryshojë rezolutën e paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në atë mënyrë që, në marrëveshje me BE-në, do t'i bashkëngjitet dispozita që Serbia dhe Kosova duhet të bisedojnë për çështje teknike, në mënyrë që të bëhen fqinje të mira.