E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, Shën Peterburgu në errësirë të plotë për një orë


Shën Petërburgu, qyteti i dytë më i madh i Rusisë pas Moskës, është zhytur në një black-out total të energjisë elektrike duke lënë vendin në errësirë për më shumë se një orë.
Në të gjithë qytetin semaforët u fikën, trenat e metrove ndaluan së qarkulluari, radiot gjithashtu humbën sinjalin dhe shtëpitë mbetën pa energji elektrike.
Më e zgjatur mungesa e energjisë ishte sidomos në zonën e Nevskit, që është arteria qendrore e Shën Petërburgut.
çudia është se në centralin bërthamor të qytetit, që është përgjegjës për furnizimin e tij me energji elektrike, nuk ka pasur asnjë difekt dhe zyrtarët thonë se kompleksi ka funksionuar normalisht si gjithmonë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›