Hulk, objektiv i Tottenhamit

Nga Express më 10 gusht 2011 në ora 19:31
Tottenham Hotspur po e përgatit terrenin për transferimin e sulmuesit të Portos, Hulk. Klubi londinez është i gatshëm t’i ofrojë 38 milionë euro për futbollistin brazilian, i cili shkëlqeu me Porton në Portugali dhe në Europa League, sezonin që shkoi.
Chelsea e Manchester City po ashtu e kanë shprehur interesimin për 25 vjeçarin. Sipas tabloidit britanik, ‘The Daily Mail’, menaxheri i Spurs, Harry Redknapp e ka Hulkun objektiv primar për sulmin e tij.
Klauzola e shkëputjes së kontratës së brazilianit është 90 milionë euro, por oferta e Hotspur mund të bëjë që Porto ta lë atë të largohet.