E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arshavin do të përmirësohet

Nga Express më 29 janar 2011 në ora 18:35

Arsene Wenger e ka përkrahur sulmuesin Andrei Arshavin në përpjekje të rikthejë formën e tij të mirë. Reprezentuesi rus ka dëshpëruar me paraqitjet e tij deri më tani gjatë këtij sezoni dhe është kritikuar nga disa tifozë të Arsenalit. Ai ka pranuar se vuan nga një krizë e vetëbesimit, por Wenger nuk brengoset për të. “Andrei nuk ka luajtur mirë në vazhdimësi për shkak të mungesës së besimit, por në pozitën e tij duhet të kujtohet se sa i mirë që është”, tha Wenger për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›