E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal i ri seksual në Premierligë

Nga Express më 29 janar 2011 në ora 12:04

Një skandal i ri seksual në futbollin anglez. Një futbollist i Premierligës është xhiruar duke marrë pjesë në një orgji me dy femra dhe një bashkëlojtar të reprezentacionit, ka bërë të ditur tabloidi The Sun të premten.

Xhirimi tregon futbollistin në të 20-at, duke kryer marrëdhënie seksuale në një dhomë hoteli ku gjendej edhe bashkëkombësi i tij, i cili nuk luan në Premierligë. Çifti nuk është emëruar për arsye ligjore.

“Ata po ashtu kanë bërë seks në tualet me njërën prej femrave, e më pas kthehen prapa në dhomë. Yjet e Premierligës kanë imazh të pastër, por ky xhirim është i ashpër dhe tronditës ”, u citua një burim i afërm me njërin prej futbollistëve.

Xhirimi është bërë me celular dhe zgjat 47 minuta. Skandalet seksuale janë bërë lajm i zakonshëm në Premierligë. Vitin e kaluar u zbulua se John Terry kishte pasur një aferë me të dashurën e ish bashkëlojtarit të tij nga Chelsea, Wayne Bridge, ndërsa sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney për herë të dytë e tradhtoi gruan e tij me një prostitutë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›