Ambasadoret Arvizu e Brusse Te hiqet imuniteti i gjyqtareve

Kreret e drejtesise pro heqjes se imunitetit te gjyqtareve. Nishani Asnje pengese ligjore per kufizimin e imunitetit te gjyqtareve
Heqja e imunitetit te gjyqtareve dhe rishikimi i Kodit te Procedures Penale kane qene dy nga kerkesat e bera nga nderkombetaret ne nje takim te organizuar me drejtues te larte te institucioneve te drejtesise ne vend. Asnje diskutim i sistemit te drejtesise penale nuk do te ishte i plote nese nuk merret me imunitetin e garantuar nga Kushtetuta e Shqiperise per gjyqtaret deputetet dhe zyrtare te tjere te larte te qeverise. Nderkohe qe shume vende evropiane ofrojne lloje te ndryshme imuniteti te kufizuar per zyrtare te caktuar te qeverise Shqiperia qendron e vetme ne Evrope teksa kufizon thuajse cdo veprimtari hetimore - deklaroi dje ambasadori amerikan Aleksander Arvizu deklarim qe u mbeshtet edhe nga perfaqesuesi i BE-se ne vendin tone Luigi Brusse. Deklaratat e dy diplomateve erdhen ne takimin e organizuar dje ne ambientet e Ministrise se Drejtesise nga ky institucion dhe EURALIUS. Ne kete tryeze kane qene te pranishem ambasadori amerikan Aleksander Arvizu zv.ambasadori i BE-se Luigi Brusse ministri i Drejtesise Bujar Nishani zv.kryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu kryeprokurorja Ina Rama si dhe mjaft gjyqtare e prokurore. Diskutimi i tyre ne kete tryeze eshte orientuar kryesisht drejt Parimit te gjykimit te panderprere afatet hetimore dhe rregullat e marrjes se provave dhe imuniteti i gjyqtareve si garanci per nje gjykim te drejte. Nje rishkrim i gjithanshem i Kodit ka nevoje te trajtoje nje numer shume te madh ceshtjesh - u shpreh ambasadori amerikan. Gjate fjales se tij z. Arvizu deklaroi se afatet kohore te hetimeve jane teper te shkurtra dhe nuk lejojne hetime te mirefillta sidomos ne ceshtje te korrupsionit apo te krimeve. Rregullat aktuale imponojne kufij te ngurte kohore mbi hetimet penale te cilat edhe sipas prokuroreve edhe sipas policise pengojne hetimin e efektshem per lloje te caktuara ceshtjesh komplekse sidomos korrupsionin dhe krimet financiare. Disa afate kohore mund te jene te nevojshme per te siguruar qe hetimet te mos vazhdojne pa fund. Megjithate sistemi i tanishem nxit hetime te nxituara ekzistenca e te cilave iu duhet bere e ditur subjekteve perpara se te perfundojne - deklaroi ambasadori amerikan duke shtuar se ky sistem duhet ndryshuar. Sipas tij shume gjyqtare prokurore avokate dhe qytetare jane shprehur se sistemi i drejtesise nuk u pergjigjet nevojave te ketij vendi. Shqetesuese jane dhe gjykimet qe kalojne ne nje proces te gjateh - shtoi z. Arvizu. Ndersa lidhur me thirrjen per heqjen e imunitetit te gjyqtareve ambasadori Arvizu shtoi se qe hetimet te jene te suksesshme ato duhet te jene te fshehta. Sistemi aktual i kerkon Prokurorit te Pergjithshem qe te beje te ditur jo vetem hetimin por edhe nje pjese te madhe te provave qe jane mbledhur me qellim qe te mund te kete sukses ne heqjen e imunitetit dhe vazhdimin e metejshem te hetimit. Ky sistem duhet ndryshuar. E permend imunitetin ketu sepse ka aq shume dispozita te Kodit qe aplikohen ne nje menyre ndaj atyre qe kane imunitet dhe ne nje menyre teresisht te ndryshme per ata qe nuk e gezojne kete privilegj arkaik. Kodi i ri duhet ti trajtoje ne menyre te barabarte te gjitha hetimet. Me tej e ka marre fjalen zv.ambasadori i BE-se z. Luigi Brusse i cili ka deklaruar se statusi i imunitetit ka rrezikuar procedurat dhe se me kodin e ri prokuroret duhet te kene me shume pozita ne hetime ndersa duhet edhe gjykimi i panderprere.
Bujar Nishani
Asnje pengese ligjore qe gjyqtaret te kufizojne imunitetin
Rishikimi i Kodit te Procedures Penale dhe heqja e imunitetit te gjyqtareve kane qene dy pikat ku e ka mbeshtetur fjalen ministri i Drejtesise Bujar Nishani diskutim qe ka qene ne te njejten linje me dy diplomatet nderkombetare. Ne fjalen e tij ministri Nishani sqaroi se mungesa e besimit te popullit ne sistemin e drejtesise nuk vjen per shkak te mungesave te legjislacionit apo instrumenteve ligjore sepse sot keta komponente ekzistojne ne standarde te pranueshme. Sipas tij kjo gjendje lidhet kryesisht me sjelljen profesionale dhe etike individuale te disa gjyqtareve qe marrin vendime ne emer te drejtesise. Numri nje i institucionit te drejtesise deklaroi se modelet negative te gjyqtareve jane ne minorance por opinionberes. Gjithashtu ashtu si dhe me pare ne deklarimet e tij dje z. Nishani u shpreh serish pro heqjes se imunitetit te gjyqtareve. Nuk ka asnje pengese ligjore apo parimore per gjyqtaret qe te kufizojne imunitetin permes nje vetedeklarimi vullnetar me shkrim ne rastet e nisjes se hetimit per afera abuzive - sqaroi ministri ndersa shtoi se realizimi i kufizimit te imunitetit me procedure te gjeneruar nga brenda vete sistemit do te ishte shume me kredibel se vete ndryshimi ligjor i parashikimit kushtetues. Ne fjalen e tij z. Nishani nuk ka lene pa permendur edhe praktiken e ndjekur me se fundmi ne Parlament ku deputetet kane vetedeklaruar vullnetarisht heqjen dore nga imuniteti. Permes vetedeklarimit vullnetar me shkrim te heqjes dore nga imuniteti ne rastet e nisjes se hetimit per afera korruptive vetedeklarim i notifikuar nga procedura e parapare ne Rregulloren e Parlamentit deputetet e mazhorances kane realizuar nje model konkret te parimit te barazise perpara ligjit - perfundoi ministri Nishani.
Ina Rama
Kodi i ri garant per prokurorin imuniteti shmang ndeshkimet
Kryeprokurorja Ina Rama u shpreh se ishte dakord me ndryshimet qe duhen bere ne Kodin e Procedures Penale ndersa foli edhe per ceshtjen e imunitetit. Pavaresisht nga fakti se imuniteti eshte nje institut kushtetues ne Kodin e Procedures Penale ai mundet te pesoje ndryshime te natyres kufizuese te cilat i japin mundesi prokurorit te zhvilloje hetime ndaj nje personi me imunitet - u shpreh kryeprokurorja ndersa shtoi se prokurori duhet te jete i lire te kryeje hetime duke perdorur metodat speciale te hetimit edhe ndaj nje personi me imunitet ne menyre qe te mundet te mbledhe ato prova te cilat mund te merren vetem gjate nje hetimi te fshehte. Sipas saj Kodi i ri duhet te garantoje dhe te lejoje prokurorin ne marrjen e provave dhe gjate hetimeve te fshehta. Gjithashtu duhet te kete mekanizma ligjore per te garantuar gjykimin e panderprere. Kryeprokurorja vijoi me tej me gjykimet e disa ceshtjeve penale duke shfaqur si shqetesim faktin se ka praktika gjyqesore te ndryshme per ceshtje te ngjashme dhe duhet unisimi i praktikes gjyqesore. Duhet te thirren Kolegjet e Bashkuara per te arritur nje unisim qe te gjithe te hetohen dhe gjykohen njelloj ne cdo faze te procesit penal.
Kreshnik Spahiu
Njerezit e drejtesise te paret pa imunitet
Ne te njejten linje me nderkombetaret dhe ministrin Nishani ka qene edhe numri dy i KLD-se z. Kreshnik Spahiu lidhur me ceshtjen e shumeperfolur kohet e fundit ate te heqjes se imunitetit te gjyqtareve. Njerezit e drejtesise duhet te jene te paret qe duhet te jene pa imunitet - tha Spahiu. Duke qene dakord per ndryshimet ne Kodin e Procedures Penale Spahiu u ndal ne shqetesimin e qytetareve per tejzgjatjen e proceseve gjyqesore dhe domosdoshmerine e gjykimit te panderprere. Nuk mund te mos reflektojme nderkohe qe degjojme qytetaret e ketij vendi te kerkojne nga sistemi i drejtesise ate qe eshte elementare dhe jetike dhe qe duhet te garantohet me cdo kusht te drejten e tyre per te qene te barabarte para ligjit per te qene te sigurt qe do te degjohen dhe do te gjykohen nga nje gjykate e pavarur e paanshme kompetente dhe efektive e cila do te mbroje te drejtat e tyre dhe do ti jape zgjidhje problemeve ne nje kohe te arsyeshme. Problemet e padrejtesise duhet te marrin fund te pakten ne ate hallke dhe strehe te fundit te qytetareve qe eshte sistemi gjyqesor - shtoi ne fjalen e tij nenkryetari i KLD-se. Ne perfundim te diskutimit te tij z. Spahiu deklaroi se kryetaret e gjykatave brenda kompetencave te veta te dhena nga ligji organik te ndihmuar edhe nga Keshilli i Larte i Drejtesise i cili do te perfundoje vleresimin profesional te gjyqtareve do te jene ne gjendje te identifikojne gjyqtaret me te pershtatshem dhe ata me profesional te cilet duhet te jene pjese e kolegjeve qe do te gjykojne ne te ardhmen ceshtjet me te rendesishme.