E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsimi, Berisha: Tëkthejmë sytë ngashkollat amerikane

TIRANE- “Nuk kemi asnjë qëllim elektoral në realizimin e reformës në arsim”- është shprehur kryeministri Berisha në fjalën e tij gjatë konferencës kombëtare për mësuesin
“Reforma e mësuesisë. Formimi Universitar i mësuesve sipas standarteve evropiane”, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ku u paraqit platforma e re për formimin e mësuesve.
“Eshtë e faktuar që kjo reformë nuk ka vlerë të përfillshme elektorale, por e bëjmë këtë vetëm në interes të shoqërisë dhe kombit. Ky komb duhet nis kapitillin e së ardhmes, siç e meriton”- tha sot kreu i qeverisë.

Duke e konsideruar figurën e mësuesit si epiqendra e reformave në arsim, Kryeministri Berisha tha se në këto pesë vite janë bërë përpjekje të mëdha për statusin e mësuesit duke u “përqëndruar më shumë se te kushdo tjetër në të tërë administratën shqiptare”.

Mësuesi dhe roli i tij është përparësi e qeverisë, cilësoi Kryeminitri, duke theksuar se dyfishimi i pagave për rreth 35 mijë mësues “ishte një nga vendimet më të vështira”, pasi për këtë vendim qeveria ka bërë refoma të vështira në shumë sektorë.

Kreu i qeverisë dha mbështetjen për sitemin e Bolonjës, duke vënë në dukje se ky sistem po të mirëpërshtatet, jep rezultate të mrekullueshme. Ai rinënvizoi se epërsia është në shkollën amerikane, pasi ky sistem është provuar i sukseshshëm, “ndaj duhet të shohim drejt tij”.

Prandaj edhe anglishtja duhet të jetë një gjuhë për të gjithë, pas gjuhës tonë amtare, “pasi është gjuha e shkencës dhe teknologjisë” vijoi Berisha.

Nisur nga ky këndvështrim, ai i kërkoi ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj që të nisë përkthimi i teksteve.
“Të fillojmë përkthimin e teksteve më të mira, të krijojmë modulin edhe të ribotimeve të tyre”, tha Berisha, duke theksuar se dija dhe shkolla duhet të bazohet në tekstet më të mira, të cilat mbijetojnë vetëm në anglisht.

Në vijim kreu i qeverisë, ripërsëriti edhe njëhere nevojën e rekrutimit të pedagogëve, me qëllim rregullimin e raportit pedagog- student.

Në këtë kontekst, i kërkoi ministrit Tafaj që të rishikohet ngarkesa mësimore e pedagogëve në fakultete, që ata të kenë mundësi më të mëdha për angazhim në kërkimin shkenor, që përbën plazmën e një universiteti.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›