E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Bashkëpunoj me ata që duan ndryshimin e Kodit

Kreu i PSV91, Petro Koçi, bëri të ditur dje se bashkëpunimi i mëtejshëm i partisë që ai drejton do të jetë më ato subjekte politike të së majtës që synojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

"PSV91 do vazhdojë të orientohet drejt faktorësh politikë të majtë që kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor, por edhe atë kushtetues. Uroj që shumica e partive të majta politike të shprehë hapur platformën e ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe zbatimin e politikave institucionale", tha Koçi. Sipas tij, drejtimi i bashkëpunimit përcaktohet nga përmbajtja e programit 50 pikësh elektoral ku parësore mbeten ridimensionimi parlamentar i Republikës, kontrollueshmëria e politikës nga qytetarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›