E Diel, 1 Nëntor 2026

Tkurret popullsia shqiptare, në 10 vite është zvogëluar 7.7 përqind

Share

INSTAT ka bërë publike të dhënat e para pas procesit të regjistrimit të popullsisë. Sipas INSTAt, popullsia shqiptare ka pësuar një tkurrje gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit. Shifrat e saj thonë se popullsia shqiptare është zvogëluar me 7.7 përqind.

Kështu, sipas të dhënave të INSTAT, aktualisht Shqipëria ka 2.831.741 banorë, ndërkohë që dhjetë vjet më parë, më 2001, ka pasur 3.069.275 banorë.

Shkaqet e zvogëlimit të numrit të popullsisë, sipas INSTAT, janë emigrimi i shqiptarëve dhe ulja e lindshmërisë gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›