Arsimi i lartë, pritet të hapet Universiteti i Beratit
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Pritet të hapet një universitet në qytetin e Beratit. Vetë kryeministri Sali Berisha, dje në një takim me nxënësit e shkollës së mesme të përgjithshme “Babë Dudë Karbunara” në Berat, deklaroi se shumë shpejt qyteti i Beratit do të ketë një shkollë të lartë. I shoqëruar nga ministri i PPTT-së, Sokol Olldashi, zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, prefekti i qarkut të Beratit, kryetari i Bashkisë, Fadil Nasufi, Kryeministri u takua në mesditë me nxënësit e një prej klasave të kësaj shkolle me traditë në vend. “Do të fillojmë të përcaktojmë menjëherë degët e shkollës së lartë dhe brenda pak kohësh ky qytet do ta ketë atë”, - nënvizoi kryeministri Berisha. Më tej ai theksoi se shumica e të rinjve vijnë për të studiuar në Tiranë, por ka edhe nga ata që duan të studiojnë në qytetin e Beratit. Gjithashtu Kryeministri deklaroi gjatë vizitës në shkollën “Babë Dudë Karbunara” në Berat se qeveria që ai kryeson, do të vazhdojë të punojë që shërbimi i internetit të shtrihet, brenda vitit, në të gjitha shkollat e vendit. “Ne do të punojmë që të zgjerojmë hapësirat e këtij universi, sikundër do të përpiqemi që të fusim programet masive të mësimit të internetit nëpër shkollat e vendit”,- cilësoi Berisha gjatë përurimit të dy kabineteve informatike në shkollën e mesme të përgjithshme “Babë Dudë Karbunara”, në Berat. Gjatë bisedës me mësues të kësaj shkolle, Kryeministri nënvizoi se do të punohet që përveç internetit nxënësit të kenë të gjitha opsionet e mësimit elektronik. “Në ndihmë të vendosjes së internetit dhe përhapjes së tij do të jetë Albtelekom, i cili do të garantojë shërbim të shpejtë dhe të shumëfishuar të tij”,- bëri të ditur Kryeministri. Shkolla e mesme e përgjithshme “Babë Dudë Karbunara” ndodhet në qendër të qytetit- muze të Beratit dhe është një nga shkollat më me traditë në vend. Në këtë shkollë mësojnë 965 nxënës, ndërsa japin mësim 45 mësues. Nga ky gjimnaz, ndër vite kanë dalë kuadro të njohur.
Ky lajm është publikuar: 24/05/2008