Profesori që provoi edhe burgun, dhe jetën akademike amerikane
Autori i Lajmit: red.
Lindi në Shkodër më 28 korrik 1920 në një familje intelektuale të këtij qyteti. Mbasi kreu mësimet fillore dhe ato të mesme në Shkodër, në vitin 1942 u diplomua në filozofi, në Universitetin e Firences. Punon si arsimtar në shkollat e mesme deri në 1946-ën, kur u arrestua dhe u dënua politikisht. Del nga burgu në vitin 1956, pasi plotësoi dënimin 10-vjeçar. Një vit më vonë arrin të arratiset nga Shqipëria për në Jugosllavi dhe qysh prej vitit 1958 vendoset në SHBA ku filloi të japë mësim në universitete të ndryshme amerikane. Karierën akademike e mbylli me titullin “profesor emeritus” në vitin 1987. Pas rrëzimit të diktaturës, Arshi Pipa u kthye disa herë si vizitor në atdhe, por vazhdoi të jetonte në Washington D.C., ku ndërroi jetë më 20 korrik 1997. Vepra e Arshi Pipës është shumë e gjerë. Ajo shtrihet nga shkrimet letrare në publicistikë dhe eseistikë. Ka botuar për periudha të shkurtra dy revista kulturore, e para ishte revista “Kritika” (1944) që u botua në Shqipëri dhe e dyta, e emërtuar Albanica (1990-1992), doli në SH.B.A. Ndër veprat e tij mund të përmendim: “Lundërtarë”, 1944; “Libri i burgut”, 1958; “Rusha”, 1969; “Meridiana”, 1969 “Trilogjia albanica”,Vol.I, 1973, Vol.II 1975, Vol.III, 1978; “Montale and Dante”, 1968; “Studies on Kosova”,1984; “The politics of Language in Socialist Albania, 1989; “Albanian Stalinism”,1990; “Contemporany Albanian literature”,1991. Ka lënë shumë dorëshkrime që presin botimin.
NË KANAL
Episod nga puna e detyruar në kënetën e Maliqit (Verë, 1948)
Ajo ditë e fundkorrikut ishte tepër e nxehtë. Dielli filloi të digjte më shumë se zakonisht duke e mbushur kënetën me një dritë të shndritshme që e bënte baltën e zezë poshtë ujit të ndriçonte si antracit.
Nikolla kishte etje, por në materen e tij nuk kishte mbetur asnjë pikë. Më e keqja ishte, që e dinte se kishte shumë mundësi, që ai të mos e mbushte më atë ditë mataren e tij; askush nuk ishte parë duke transportuar ujë të pijshëm përgjatë kanalit. Nuk ishte hera e parë, që në ditët më të nxehta shërbimi i ujit të neglizhohej. Nëse ai do të kishte qenë në pjesën e kanalit ku njerëzit punonin në tokë të thatë, ai do të kishte hapur një vrimë në tokë dhe do të kishte pirë nga uji që do të rridhte në gropën e vogël. Sigurisht që uji do të ishte i neveritshëm, pak i kripur dhe do të zbriste në stomakun e tij si plumb, por, të paktën, ai do t ia hiqte etjen që e torturonte. Për një çast Nikolla pushoi së gërmuari. Ai pastroi djersën nga balli i tij dhe pyeti Mukon, djalin që po punonte më afër tij, nëse kishte ngelur ndonjë pikë ujë në mataren e tij. Mukoja u habit:
- Përse duhet të kem? Mos vallë dielli është më i sjellshëm me mua sesa me ty?
Ai vazhdoi duke u tallur: Lum ti që je i zhytur deri në brez në kënetë. Mendo qetë e fshtatit tënd. Përse nuk vepron si ata? Të siguroj që etja jote do të zhdukej në çast. ..
Ky lajm është publikuar: 24/05/2008