E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamtumire gjyqtarit homazhe per Skerdilajd Konomin

I është dhënë sot lamtumira e fundit gjyqtarit Skerdilajd Konomi i cili mbeti i vrarë nga një atentat mafioz në qendër të qytetit të vlorës ditën e premte. Në ceremoninë e  e zhvilluar në  Teatrin “Petro Marko “ kanë marrin pjesë autoritete të larta të drejtësisë dhe shtetit, si edhe përfaqësues të pushtetit lokal. Të gjithë njëzëri, kanë apeluar me tone të ashpra, për atë që e quajtën goditjen që i është bërë sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

“Personalisht vlerësoj që ishte një mesazh mafioz i cili drejtpërdrejt u adresua në pushtetin gjyqësor dhe në sistemin e drejtësisë. Krimi i organizuar në Shqipëri i cili ka zhvlerësuar jetën e shqiptarëve, që çdo ditë po godet familjet shqiptare ka tentuar të sfidojë pjesën më të shëndoshë të drejtësisë shqiptare”-tha Spahiu.

“Gjithë shoqëria duhet të reflektojë për atë çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur dhe cilat ishin ato arsye, në mënyrë që kjo shoqëri të kuptojë që të ngresh dorë ndaj njeriut, ndaj funksionarit, ndaj gjyqtarit është ndoshta krimi më i madh që mund t’i ndodhë ekzistencës së shtetit. Unë besoj që ky është një moment reflektimi për të gjithë”-tha deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

“U bëj thirrje gjithë instancave përkatëse të bëjnë maksimumin e mundshëm sepse në këtë rast është dënuar rëndë familja, qyteti i Vlorës dhe sistemi i korruptuar në Shqipëri”-tha kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Rreth mesditës trupi i pa jetë i gjyqtarit Skerdilajd Konomi është përcjellë për në varrezat e Babicës. Familjarët dhe të gjithë të afërmit, kanë këmbëngulur të përsërisin se gjyqtari 33 vjeçar nuk ka patur asnjë konflikt personal, apo për shkak të detyrës. Gjyqtari Konomi humbi jetën pas një shpërthimi që ndodhi në makinën me të cilën ai udhëtonte.

Festim Llanaj Azhornuar së fundi ( e shtunë , 10 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›