Apeli i presidences se BE-se Miratoni ligjet qe duan 84 vota

Ambasadorja e Polonisë në Tiranë Irena Tatarzinska, vendi i së cilës mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian, i bën apel politikës shqiptare që ta shndërrojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në një qellim kombëtar. Në një intervistë për “Albanian Screen” Ajo përshëndet kthimin e opozitës në parlament dhe vlerëson se nëse kjo shoqërohet me veprime konkrete do të reflektohet në progresraportin që komisioni europian do të publikoj për shqipërinë më 12 tetor.
“Tani për tani, çështja më urgjente është adresimi i 12 rekomandimeve të Komisionit Europian dhe rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it pas zgjedhjeve të fundit dhe pas zgjedhjeve të fundit parlamentare... ne i trajtojmë këto rekomandime së bashku. Nëse më pyesni se a do të reflektohet hyrja e opozitës në parlament në progres raportin e fundit... nëse ky kthim do të mbështetet nga veprime konkrete, nga dialogu konstruktiv, i cili duhet të çojë në reforminin e mëtejshëm të vendit, atëherë sigurisht që kjo do të pasqyrohet në raportin përfundimtar të Komisionit Europian”-tha Tatarzinska.
Natyrisht me veprime konkrete ambasadorja Tatarzinska ka në konsideratë bashkëpunimin pozitë –opozitë dhe votimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar.
“Siç e përmenda edhe më parë, prania e opozitës në parlament është jashtëzakonisht e domosdoshmë në funksionimin normal të demokracisë. Kjo është e para... Por dua të theksoj se unë nuk po flas për praninë fizike, por për praninë aktive... Kjo nënkupton bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës. Kjo nënkupton që dy palët të diskutojnë nevojat më urgjente dhe pastaj të votojnë ligjet që kërkojnë një shumicë të cilësuar. Ata duhet të sigurojnë shumicën e cilësuar në parlament në mënyrë që të miratojnë reformat kaq shumë të domosdoshmë për përparimin e Shqipërisë. Prania e opozitës në parlament është absolutisht e domosdoshme. Shqipëria nuk po i përmbush etapat në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. Ky është një çast shumë i rëndësishëm. Tashmë Shqipëria ka humbur dy vjet. Ajo nuk ka mundur t’i përgjigjet pozitivisht këtyre kushteve. Ajo që dua të theksoj është se këto kushte nuk kanë për qëllim të vështirësojnë jetën e tyre, por është krejt e kundërta... ato kanë për qëllim të ndihmojnë në funksionimin normal të demokracisë. Kjo gjithashtu nënkupton përmirësimin e standardit të jetesës të çdo shqiptari”-theksoi ajo.
Por a mund të ndodhë që në raportin e tetorit Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, për ambasadorën Tatarzinska koha është shumë e shkurtër, dhe se politikanët shqiptar duhet të nxitojnë në realizimin e reformave.
“Nuk ka mbetur shumë kohë deri në publikimin e progres raportit. Bëhet fjalë për më pak se një muaj. Por gjithsesi, pista është e juaja... Shqipëria duhet të fillojë të votojë në parlament reformat e nevojshme. Sigurisht, botimi i progres raportit të ardhshëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe urgjent. Aktorët kryesorë të politikës duhet të nxitojnë për realizimin e këtyre reformave. Unë mendoj se ka ardhur koha që politikanët shqiptarë ta shndërrojnë integrimin europian në prioritetin e prioriteteve... ata duhet ta konsiderojnë atë si një qëllim kombëtar. Unë e di se të gjitha forcat politike në Shqipëri e deklarojnë integrimin europian si një përparësi, dhe kjo është vërtetuar në sondazhe edhe nga shoqëria shqiptare përmes një përqindjeje shumë të lartë. Kjo është diçka shumë e pazakontë. Pra, ky proces mbështetet fort nga njerëzit e zakonshëm. Ne, si Bashkimi Europian, i inkurajojmë politikanët shqiptarë dhe shoqërinë civile të jenë aktivë në këtë drejtim, dhe të konsiderojnë 12 rekomandimet e Komisionit Europian dhe rekomandimet e ODIHR-it...dhe t’i bëjnë zgjedhjet e ardhshme të pranueshme nga të gjitha palët, në mënyrë që të mos ketë asnjë ankesë. Por për këtë nevojitet reforma në Kodin Elektoral... nevojitet dialogu konstruktiv, në mënyrë që politikanët të përqëndrohen tek kjo nevojë urgjent”-u shpreh Tatarzinska.
Ambasadorja Tatarzinska, vlerëson se një nga qellimet e presidencës polake është të arrij progres në politikën e zgjerimit, dhe se Polonia mbështet integrimin e Shqipërisëdhe se i takon kësaj të fundit të përshpejtoj këtë proces. Bashkimi Europian theksoi ajo inkurajon liderët politikë që ta shndërrojën integrimin në një prioritet kombëtar.
Taulanta Boja