Gjyqtaret te kercenuar Bejleri Shteti te na garantoje jeten

Shoqata e Gjyqtareve denon atentatin qe i mori jeten gjyqtarit, Skerdilajd Konomi 1 dite me pare ne Vlore dhe kerkon garantimin e jetes se njerezve te drejtesise. Manjola Bejleri ne nje interviste per “AS”,kerkon zbardhjen e ngjarjes tragjike qe i mori jeten magjistratit te gjykates se Vlores.
"Është e disata herë që krimi godet dhunshëm gjyqësorin, po kësaj here krimi ka goditur në formën më ekstreme. Kjo dhunë transmeton pasiguri dhe kërcënim të jetës dhe të ushtrimit të detyrës të të gjithë gjyqtarëve të këtij vendi, ndaj i kërkojmë shtetit, që të marrin masa të shpejta dhe të menjëhershme, efikase për sigurimin e jetës dhe të familjeve të gjyqtarëve që ushtrojnë këtë detyrë në gjithë vendin", tha Manjola Bejleri, kryetare e shoqates se gjyqatreve.
Ne emer te gjyqtareve te vendit, ajo percolli ngushellime per humbjen e jetes se gjyqtarit Konomi. "Është një ngjarje shumë e rëndë dhe jemi të prekur jo vetëm për humbjen e jetës së një të riu, të një babai, apo të një djali, po jemi thellësisht të prekur për humbjen e kolegut, shokut apo mikut tonë. Por njëkohësisht ndihemi të indinjuar ndaj këtij akti të pashembullt dhe kriminal", tha Bejleri. Atentati me eksploziv, ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi, shenohet si krimi me i rende ndaj jetës dhe figures se njerezve te drejtesise, qe pas viteve 1990.
Denada Shkodrani