Shkollat e mbingarkuara Vejsiu Serish mesim me turne
Tashmë nuk flitet më për klasa të mbingarkuara ,por për shkolla të mbipopulluara me nxënës. Ky shqetësim është më i madh për kryeqytetin. Kështu shprehet për AS,drejtori i arsimit parauniversitar në MASH, Fatmir Vejsiu vetëm dy ditë nga startimi i fillimit të vitit të ri shkollor. Ai thotë se nxënësit sërisht do të përballen me mësim me turne, ndërkohë që për shmangien e këtij fenomeni Tiranës i duhen shkolla të reja.
"Të thuash shkolla të mbingarkuara nuk do të thotë që klasa ka më shumë se sa numri që ne kemi pranuar si numër optimal, 35. Por ne kemi problemin e shfrytëzimit të kapaciteteve të shkollave në përgjithësi. Pra, në qoftë se themi janë 15 gjimnaze në Tiranë, ne kemi rreth 5-6 shkolla që e kalojnë kapacitetin e tyre, pra, detyrohen të punojnë me turne", tha Fatmir Vejsiu, drejtor i arsimit parauniversitar në MASH.
Një shqetësim tjetër që ngre Vejsiu është dhe kualifikimi jo i duhur i arsimtarëve. Ai nuk mohon faktin se ka një numër të konsiderueshëm arsimtarësh që nuk kanë eksperiencën e duhur në mësimdhënie.
"Vërtetë duhet të themi që kemi një numër jo pak të konsiderueshëm të mësuesve me një kualifikim jo të përshtatshëm për të zhvilluar mësim, në mënyrë të vecantë në shkollat e mesme", tha Vejsiu. Për herë të parë këtë vit shkollor do të ulen në banka rreth 40 mijë vogëlushë në mbarë vendin.
Edlira Sulejmani