E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi profesional, Tafaj: 80% e nxënësve të punësuar

TIRANË-Rreth 80 për qind e nxënëve që kanë mbaruar shkollat profesionale në Shqipëri janë të punësuar, pohoi Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, duke veçuar se nxënësit e viteve të IV-ta në shkollat e mesme turistike në rrethe janë të gjithë në punë.

Së bashku me ambasadori austriak Florian Rauning, ministri ishte në panairin ndërkombëtar tre ditor të firmave ushtrimore të shkollave ekonomike zhvilluar në Tiranë, ku marrin pjesë nxënës dhe mësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë Herzegovina dhe Serbia.

Duke falënderuar qeverinë austriake për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme në arsimin profesional, Tafaj theksoi se paniri është një ngjarje për shkollat ekonomikë dhe mësuesit e tyre.

“Ne po investojmë për arsimin profesional, po ndërtojmë 7 shkolla të reja profesionale që e rrisim kapacitetin me 15 për qind në system, kemi një rrjet konviktesh që ju vihet në dispozicion nxënësve të zonave të thella që vijojnë arsimin profesional. Gjithashtu kemi një paketë bursash për nxënësit e arsimit profesional, po përkthejmë tekstet më të mira të shkollave të huaja, të gjitha programet po përmirësohen dhe po orientohen më mire, për tregun e punës”.

Panairi është mbështetje në kuadër të Projektit ALBIZ, i cili mbështet rrjetin e shkollave ekonomike dhe turizmit në Shqipëri, ndaj ministri ftoi nxënësit e klasave të 9-ta dhe prindërit e tyre të mendojnë dhe të zgjedhin arsimin e mesëm profesional.

Në këtë mënyrë, nxënësit që në moshën 18-19 vjeç do të kenë mësuar një profesion, do të jenë aftësuar për tregun e punës dhe e kanë rrugën e hapur edhe për të vazhduar shkollën e lartë dhe në të gjitha rastet janë shumë më të fituar se bashkëmoshatarët e tyre që nuk e kanë vijuar arsimin profesional, sepse shanset i kanë qartësisht shumë më të mira për të qenë gjithmonë të punësuar.

Me kalimin e krizës ekonomike financiare në mbarrë botën, po shihet me shumë vëmendje roli i zhvillimit të arsimit dhe formimit profesional në rritjen e punësimit dhe uljen e papunësisë. Mjaft vende, madje dhe nga më të fuqishmet, janë kthyer dhe po studiojnë me vëmëndje modelin dual për ta përshtatur atë me kushtet e tanishme dhe të zhvillimit të ekonomisë në tërsi dhe arsimit në mënyrë të veçantë.

Panairi ndërkombëtar I Firmave Ushtrimore (FU) të shkollave ekonomike shqiptare dhe të huaja, po zhvillohet në Universitetin e Sporteve, me pjsëmarrjen e 60 firma ushtrimore shqiptare dhe të tjera. Këto firma nuk i përkasin vetëm shkollave ekonomike, por edhe atyre të hoteleri Turizmit, profesionale dhe Agrobiznesit, gjithashtu jo vetëm shkollave publike, por edhe atyre jopublike. Organizimi i këtij panairi mbështetet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe nga Kultur Kontakt Austria me projektin ALBIZ.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›