E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga Arabe mblidhet në Irak, shpërthime në Bagdad

BAGDAD - Një sërë shpërthimesh janë dëgjuar sot në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, teksa në këtë vend po zhvillohet samiti i Ligës Arabe për Sirinë.
Sipas BBC, nuk bëhet e ditur nëse shpërthimet kanë shkaktuar të plagosur apo dëme.

Kriza në Siri është në axhendën e samitit të disa shteteve anëtare të Ligës Arabe, që po zhvillohet në Bagdad të Irakut. Raportohet se në samit do të mbështetet armëpushimi ndërmjet qeverisë së Sirisë dhe grupeve opozitare, por nuk pritet që pezulluar nga anëtarësimi në Ligën Arabe, për shkak të konfliktit që po zgjat prej një viti, tashmë ka thënë se do ta refuzoj çfarëdo nisme të këtij samiti.

Për shkak të sulmeve të shpeshta me bomba në Bagdad, shumica e liderëve të vendeve anëtare të Ligës Arabe nuk marrin pjesë në samitin, që organizohet nga qeveria e Irakut.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›