E Diel, 1 Nëntor 2026

PE miraton raportin e Lunaçek, rrëzon footnotën për Kosovën

Bruksel- Parlamenti Europian ka rrëzuar footnoten për Kosovën, teksa ka miratuar rezolutën e raportueses për Kosoven, Ulrike Lunaçek.

Raporti u miratua sot në Parlamentin Europian me shumicë votash, 475 vota pro, 97 kundër dhe 76 abstenim duke rrezuar propozimet e përfaqësuesve të grupimit të çekut Libor Rouçek.

Duke hedhur kështu poshtë amendamentin e 13 për shpjegimet plotësuese për termin Kosovë. Po ashtu Parlamenti Europian ka votuar ‘pro’ marrjes pjesë së Kosovës në Lojrat Olimpike të Londrës.

Dua të shtoj 12 amendamente që i referohen zhvillimeve të fundit, dhe ju kërkoj mbështetjen tuaj për to. Ka një kërkesë nga grupimi S&D që kërkon me amendamentin 13 ndryshimin e paragrafit të parë. Por unë do tju kërkoja që nëse nuk i kalojmë në paragrafin e dytë, të votonit kundër pasi këto çështje mbulohen në paragrafin e dytë- tha Lunaçek.

Ndërkohë çeku Libor Rouçek, zëvendës kryetar i grupimit S&D në PE kërkoi që amendamentet të votohen siç janë parashtruar.

Zonja presidente ne jemi kundër çdo ripoziconimi por duam të votohen amendamentet siç janë paraqitur- tha Rouçek.

Por sipas kuadrit ligjor të Brukselit rezolutat e PE-së për çështje të politikës së Jashtme të BE-së nuk kanë fuqi ligjore, pasi janë vetëm këshillimore për qëndrimin e Komisionit ndaj çështjeve të caktuara.

Shkrime të tjera me interes:

  1. PE për Kosovën, Lunaçek: Beogradi të përmbahet, zgjedhjet e jashtëligjshme Bruksel- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek duke...
  2. Parmalenti britanik, rrëzon mocionin për daljen nga BE-ja Parlamenti britanik ka hedhur poshtë thirrjet për një referendum për...
  3. Statusi i Serbisë, BE: Të shohim nëse ka përmbushur angazhimet për Kosovën Bruksel- Vendet anëtarë të BE-së në parim kanë rënë dakort...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›