E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në autostradën Laç-Lezhë, 5 të plagosur

LEZHE – Pesë persona u plagosën në një aksident automobilistik në autostradën Laç-Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, kur një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Për pasojë pesë personat që udhëtonin me të kanë marrë plagë të rënda. Mësohet se kanë qenë banorët e zonës dhe drejtuesit e mjeteve të tjera që u kanë ardhur në ndihmë të plagosurve, duke i dërguar drejt spitalit.

Ende dihen pak detaje nga aksidenti, por paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte automjeti, i cili humbi dhe kontrollin.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tiranë, makina del nga rruga, nuk ka të lënduar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›