Arsimi profesional, gjysma e shkollave me 200 nxënës
Gjysma e shkollave profesionale në vendin tonë e kanë nisur vitin e ri mësimor me nga 200 nxënës, ndërkohë që ka disa degë që rrezikojnë të mbyllen, për shkak se nuk preferohen nga të rinjtë. Arsimi profesional ka nisur me probleme, pavarësisht se ka vëmendjen totale të qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit. Megjithëse në fillim të këtij viti shkollor kryeministri i vendit, Sali Berisha u bëri apel prindërve për t’i regjistruar fëmijët në këto shkolla, në të vërtetë 50% e tyre nuk kanë numëruar më shumë se 200 nxënës, ndërsa ka degë që kanë një frekuentim të ulët gati në mbyllje, siç është ajo e agronomisë. Drejtori i Arsimit Profesional në MASH, Ilia Paluka thotë se një nga magësitë kryesore është se këto shkolla operojnë me tekste dhe programe të vjetra. Ndërsa në anën tjetër, Paluka e vë theksin në mosqasjen e biznesit për praktikimin e këtyre të rinjve. Ndërkohë që edhe për këtë vit shkollor, shkollat profesionale më të preferuara vazhdojnë të mbeten e ajo e Teknologjisë së Informacionit si dhe Hoteleri-Turizmi. Kërkesat në rritje të të rinjve për t’u shkolluar në këto degë kanë bërë që MASH të zgjerojë shtrirjen e tyre në të gjithë Shqipërinë.