Aksident ne Kavaje

Një aksident me pasojë një të vdekur është regjistruar në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë. Viktimë e këtij aksidenti rrugor ka mbetur Gentian Sinamati, 29 vjeç banor i Vorrozenit të Kavajës. Sipas policisë 29 vjeçari është aksidentuar gjatë kohës që po udhëtonte në drejtim të Kavajës me një automjet tip “Benz”. Të njëjtat burime konfirmojnë se viktima, i cili ishte dhe drejtuesi i automjetit ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të saj. Për pasojë drejtuesi i mjetit 29 vjeçari Gentian Sinameti ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas policisë shkak për aksidentin rrugor është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte drejtuesi i automjetit.