E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimimi, 70 mijë shqiptarë analfabetë. Me shkollë, por s'dinë shkrim-lexim 4 mijë persona

Në vendin tonë rreth 70 mijë persona nuk dinë shkrim dhe lexim. Ndërkohë që mbi 4 mijë prej tyre janë 'analfabetë me shkollë'. Këto të dhëna janë bërë publike ditën e djeshme nga 'Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri'. 

Sipas këtij raporti, vendi ynë është i fundit në rajon për sa u përket investimeve për arsimimin e fëmijëve. Në fokus të raportit janë edhe çështje si braktisja e shkollës, cilësia e ulët e arsimit, gjendja e edukimit të fëmijëve romë, shtresat vulnerabël, çështje të edukimit të fëmijëve me nevoja të veçanta, respektimi i të drejtave të fëmijëve. 

Për sa i përket nivelit të braktisjes së shkollës, ka disa mospërputhje të shifrave për sa u përket të dhënave zyrtare, pasi Ministria e Arsimit raporton një nivel që është midis 0.9-1.5 për qind të braktisjes së shkollës, ndërsa nga të dhënat e marra nga USAID-i niveli është 13 për qind. 
(Shkrimi i plote sot ne GazetaShqiptare) 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›