E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryediplomatja e BE, Catherine Ashton viziton Egjiptin

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian i ka bërë thirrje qeverisë së Egjiptit të bisedojë me Vëllazërinë Myslimane ndërkohë që ajo po përpiqet të ndërmjetësojë arritjen e një zgjidhje për krizën politike të vendit. 

Shefja e BE-së për politikën e jashtme Catherine Ashton u takua veças të hënën në Kajro me zyrtarë të Vëllazërisë Myslimane, si dhe me udhëheqësit e përkohshëm të Egjiptit dhe shefin ushtarak. 

Ajo nuk bëri asnjë koment publik pas bisedimeve. Në një deklaratë të lëshuar para këtyre takimeve, Ashton bëri thirrje për krijimin e një qeverie kalimtare gjithëpërfshirëse që do të përfshinte edhe Vëllazërinë Myslimane. 

Ndërkohë, mbështetësit e presidentit të rrëzuar egjiptian Mohamed Morsi të hënën vazhduan protestat e tyre kundër rrëzimit të tij.
(a.k/Voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›