Etiketat e ushqimeve në gjuhën shqipe, 'çuditë' me përkthimin
Pajisja e produkteve ushqimore me etike-timin në gjuhën shqipe është një detyrim ligjor në vendin tonë. Në fakt edhe prodhuesit e këtyre produkteve duket se janë njohur me këtë pjesë të ligjit dhe janë munduar që në të shumtën e rasteve ta plotësojnë këtë kusht, por problemi qëndron te mënyra e përkthimit. A është e kuptueshme kjo për konsumatorin dhe a i përmbush kjo etiketë të gjithë elementët e përcaktuar në ligj?
Në një vëzhgim të realizuar nga "Gazeta Shqiptare" duket se etiketat e ushqimeve në gjuhën shqipe përmbajnë "çudi" nga më të ndryshmet, ndërsa për t'i kuptuar ato nuk është fort e lehtë.
"Përmban badem, leblebi e verdhë, rmsh i thatë, dekstrozë, maltodeksteinë" janë disa prej përbërësve që supozohet se duhet të jenë në gjuhën shqipe, por që fatkeqësisht nuk kanë asnjë lidhje me këtë. Përveç këtyre fjalëve, ajo që të bie në sy janë edhe gabimet drejtshkrimore që përmbajnë këto etiketa, përfshirë këtu edhe ato të miratuarat nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, institucion, i cili ka një specialist vetëm për kontrollin dhe miratimin e etiketave në gjuhën shqipe. "Klasike Përmbajtja, kmsh i zi, futave të thata" janë sërish disa prej fjalëve të çuditshme që lexon në këto etiketa.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)