E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimimi profesional, suport për praktikat mësimore

Nxënësit e shkollave të mesme teknike dhe elektrike tashmë do të kenë më shumë mundësi praktikimi dhe punësimi. “Megatek”, hipermarketi më i madh në Shqipëri, prezantoi në ambjentet e tij dy ekspozime instalimesh elektrike. Ardian Gjorga, drejtor i Përgjithshëm deklaroi se “Megatek” ka kenaqësinë të vërë në dispozicion ambjentet dhe produktet që ai ofron për praktika mësimore.
 

Ndërkohë që drejtoresha e shkollës teknike elektrike u shpreh se arsimi profesional dhe marrëveshja e realizuar është një suport për praktikat mësimore.
 

Ekspozimet e realizuara prej nxënësve pritet që ti shërbejnë konsumatorëve tek “Megatek” si ilustrim i mirë i përdorimit të materialeve elektrike.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›