Vidhte letrat higjenike, arrestohet politikani gjerman
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytetin gjerman, Berlin: policia e këtij qytetit ka arrestuar një politikan, pasi ky i fundit akuzohet se ka vjedhur letra higjenike. Franck Mihael Johanin, 24 vjeç, akuzohet se ka vjedhur letrat higjenike të Këshillit Bashkiak në Berlin. Denoncimi ishte bërë nga punonjësit e pastrimit të Këshillit, të cilët kishin vënë re se ishin zhdukur 200 tuba ma letër higjenike. Pastruesit e kanë kapur politikanin me presh në duar, pasi po dilte nga WC-ja me një tub letre higjenike në dorë, ndërsa çantën e kishte mbushur plot me tuba me letër higjenike. Policia e Berlinit thotë se vlera e letrës higjenike të vjedhur nuk e kalon vlerën e 100 eurove.