Vdes njeriu më i vjetër në botë
Njeriu më i moshuar në botë, 114-vjeçari amerikan, Walter Breuning, ka ndërruar jetë. Ai ka vdekur në një spital, për shkaqe natyrore. Breuning ishte shtruar në spital që në fillim të prillit. Jetëgjatësia e tij e madhe është shpjeguar me faktin se 35 vjetët e fundit, ai hante dy vakte në ditë. Mendoj që duhet ta lë tavolinën me pak uri, kishte deklaruar ai në vitin 2009. Kush është mësuar që të mos hajë darkë, ndihet më mirë. Thuajuni njerëzve që mos të hanë shumë, deklaronte ai. Breuning kishte lindur më 21 shtator, 1896 në shtetin Minesota dhe kishte punuar për kompaninë hekurudhore për 50 vjet. Tashmë njeriu më i vjetër në botë është japonezi Jiroemon Kimura, i cili të martën mbushi pikërisht 114 vjeç.