"Arsimtareve u jane shkelur te drejtat"
Juristet e institucionit te Avokatit te Popullit kane konstatuar se me udhezimin Nr. 30. date 29.07.2008 te Ministrit te Arsimit, u jane shkelur te drejtat legjitime nje sere subjektesh, te cilet jane diskriminuar duke u trajtuar ne page ne te njejten menyre si dhe personat me arsim te mesem. "Natyrisht duhet te kete kategorizim ne page per mesuesit, por ky kategorizim duhet te jete se pari, ne perputhje me VKM V.K.M Nr. 194 date 22.04.1999" "Per miratimin e struktures se pages se punonjesve mesimore ne arsimin parauniversitar" i ndryshuar, dhe se dyti, autoriteti, pra Ministri i Arsimit duhet te kete te drejte qe te beje nje kategorizim sipas profilit te shkolles se larte dhe ngarkeses mesimore, pra te autorizohet shprehimisht nga V.K.M.-ja perkatese", veren Avokati i Popullit. Sipas tij, kategoria e lartpermendur natyrisht qe nuk mund te trajtohet me arsim te mesem, por nderkohe nuk ka nje ngarkese me pak se 30 per qind jashte profilit, aq me teper qe ka persona te cilet kane mbaruar arsimin e larte si mesues gjuhe te huaj.