E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Thithja e trurit", edhe dy jave per aplikimet

Universiteti i Tiranes ka njoftuar se, jane te hapura aplikimet per te gjithe stafin akademik full-time te Universitetit te Tiranes. Nderkaq, rektorati i ketij universiteti ka bere me dije se afati i fundit per aplikim eshte data 17 Prill 2009. sa u perket kritereve qe ata duhet te plotesojne UT i ka shpallur ato edhe pse ka ngelur jo shume kohe deti ne aplikim. Keshtu, aplikantet duhet te jene kthyer ne Shqiperi pas 25 shtatorit 2006 (data e fillimit te programit Brain Gain) dhe te kene filluar pune ne institucionin e Universitetit te Tiranes pas 1 Janarit te vitit 2008. kriteri i dyte eshte qe ata duhet te jene te punesuar me kohe te plote, gje qe duhet te vertetohet me ane te kontrates, ku te tregohet edhe norma mesimore qe ka per te permbushur individi. Kriteri tjeter per aplikantet qe duan te perfitojne nga programi Brain Gain, kerkon qe ai te kete mbaruar studimet e Masterit apo doktoratures me rezultate te pakten mbi mesatare dhe te kete si dokumentin e Masterit ashtu edhe fleten shoqeruese te notave. Gjithashtu ai nuk duhet te jete i punesuar me kohe te plote ne nje institucion tjeter publik apo privat. Dokumentet e tjera qe duhen dorezuar gjate aplikimet jane tri referenca, nga te cilat dy te huaja (nje profesori dhe nje punedhenesi apo nje profesori tjeter). Per profesoret vizitore, duhet te kete nje vendim te keshillit te fakultetit dhe lenda duhet te jete e nivelit te masterit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›