Arsyeja dhe domosdoshmëria e koalicionit PD-LSI
Ndriçim Kulla
Kur social-demokracia gjermane vendosi të shndërrohej në një forcë qeverisëse, në fund të viteve ’50-të, ishte kapaciteti i krijimit të një koalicioni banka e provës së cilës ajo vendosi t’i nënshtrohej, duke mos lëvizur vetëm në një mënyrë të ndryshme nga e shkuara, por edhe duke i rimenduar programet e saj, shikimin ndaj shoqërisë, qëndrimin dhe dëgjimin e zërave të ndryshëm nga vetvetja. Kongresi i Bad Godesbergut të vitit 1959, qe zbulimi dhe thellimi i këtij kapaciteti, të cilit iu dha emri Koalitionsfahigkeit. Metamorfoza, që pati për protagonist Herbert Vehner, kaloi me vështirësi brenda Partisë, por u shndërrua në një ngjarje themel-hedhëse. Koalicioni i madh i vjeshtës së vitit 1966 lindi pikërisht nga kjo zgjedhje e qe instrumenti përmes të cilit e majta, pas humbjesh të përsëritura, mundi në fillim të bashkëqeveriste në qeveri me Demokracinë kristiane, për t’u shndërruar më pas në vitin 1969 në një forcë hegjemone të një agregacioni partish alternative ndaj vetë Demo-kristianëve. Bipoloarizmi, i pikënisur në këtë mënyrë, i cili që prej atëherë vazhdon të mbretërojë në Gjermani, pati nevojë për këtë praktikë përgatitore, për të hedhur më pas rrënjë. Kapaciteti, pra, për të koalicionuar me forca që nuk i përkisnin kampit të vet e forcoi akoma dhe më shumë në perspektivë këtë kamp, në vend që ta varfëronte e ta shtypte gjatë përkëmbimit të fronteve që i kundërviheshin njëri-tjetrit.
Nuk dimë ta themi nëse kanë menduar po kështu edhe hartuesit e kësaj aleance që po bëhet gati të udhëheqë Shqipërinë pas zgjedhjeve, por është e rëndësishme të kujtojmë se kjo përvojë që na jep historia është një përligjje më se serioze e saj, të paktën duke u nisur nga këndvështrimi refuzuesi së majtës. Pra, hyrja në një koalicion qeverisës me një forcë tradicionalisht të djathtë, madje asokohe me mjaft aspekte të papajtueshme me të, dëftoi të qe hapi që i çeli udhën vetë Koalicionit të Madh. Deri këtu gjithçka shfaqet si risi, madje edhe si largpamësi. Mësimi i dytë që na jep historia, është se ky veprim jo vetëm që nuk e dobësoi të majtën në tërësi, por pas disa vitesh e ktheu atë në një forcë qeverisëse. Ndërkohë që e majta jonë (të paktën pjesa e saj më e madhe) një veprimi të tillë, i cili për të qenë korrekt mund të mos jetë përtypur mirë nga baza, i është përgjigjur me klithma tradhtie, neverie, pazarllëku të poshtër, e deri në shpalljen e kohës së maskarenjve, gjë që për nga intensiteti i tërbimit duket krejt i pavend për një forcë të pjekur dhe të madhe politike. E kjo sepse ndërgjegjja historike e politikës dhe largpamësia e praktikave të saj nuk këshillojnë kështu, e nuk parasupozojnë në asnjë mënyrë vënien në skenë të një drame. E drama është vërtet rrëqethëse, pasi në të shugurohet një sakrifikim: vrasja e politikës, së ngërthyer në kurthin e frikës.
Mirëpo, kur anti-politika merr peng politikën është pikërisht përdorimi i frikës arma e vetme, që e shfrytëzuar deri në skaje, kthehet në apokaliptike; një armë që shoqërohet me thirrje mosnjohjesh e protestash në rrugë, deri dhe në shpalljen e “kohës së maskarenjve”, të gjitha këto aspak të denja për një politikë identitare të një partie, përpos një politike të re, pikërisht pse frymohen nga njerëz të vjetër në gjirin e një fryme të re, që s’duhen lënë të veprojnë lirisht e të mbizotërojnë në momente të tilla kaq delikate, me ato fytyrat e tyre të tërhequra e të zëna ngërç nga tërbimi që u vlon përbrenda, e mbi të gjitha nga kërcënimet, aluzive ose eksplicite, që synojnë të përdhosin ecurinë e një stine vërtet të paprovuar ndonjëherë të politikës shqiptare, krijimin e një koalicioni të një lloji të veçantë, por jo për këtë shkak të dënueshëm e të anatemueshëm apriori.
Në këtë kuptim, tjetër përgjigje, për simetri të përfaqësimit të një politike të re, duhet të merrte ky koalicion nga forcat e tjera të majta. Ndaj, ajo çka do të donim të dinim është fakti nëse këmbëngulja dhe kokëfortësia e çështjes së rinumërimit të votave (në Berat dhe në “copa” të Tiranës dhe Shkodrës), është diçka që ia vlen vërtet të ngrihet në “piedestalin” e mosnjohjes dhe bojkotit, apo është në thelb shpënia deri në skajet e dëshpërimit të frymës së njerëzve të vjetër, që me kulturën e frikës duan të marrin peng frymën e politikës së re? Si rrjedhim e gjithë kësaj, duam të dimë nëse mendimi që na u paraqit si i tillë duhet ta konsiderojë deri në fund këtë dëshpërim të skajshëm, për një kohë që duket që po mbaron, apo ai duhet të shohë më me largpamësi kohën e vet që sapo ka nisur e që kërkon qëndrimin në një amplitudë lartësie krejt tjetër? E këtu, me të drejtë, nuk mund të thuhet a të pritet që e majta ta presë pak a shumë si LSI krijimin e kësaj aleance. Do të qe miopi politike dhe retorikë hipokritësh. Por absolutisht jo, nuk mund të pritej i gjithë ky tërbim, hidhësi e shpërfytyrim dimensioni deri më tash të krijuar me aq mund. Ndoshta ftohtësia, anashkalimi, që nënkupton reflektim, thellim dhe rrugë-gjetje për të arritur ta përdorë sa më mirë në të ardhmen situatën e krijuar, do të qe zgjidhja më e mirë. Tek e fundit, një copë e së majtës është në pushtet; më mirë një copë se asgjë, mund të lexohet kodi i pragmatizmit që diktuan këto zgjedhje. Po ajo ç’ka është më kryesorja, na duhet të dimë nëse kjo gëlltitje nga emergjenca dhe paniku i administrimit të një periudhe shumë komplekse për perspektivën pas-zgjedhore, do ta bëjë të majtën të zonjën të humbasë busullën e vet politike dhe vizionare? Nëse do ta çmonte dhe do të shqetësohej vërtet për fatet e demokracisë dhe integrimit të shqiptarëve, e majta duhet patjetër të synonte koalicione, kompromise, konvertime mentale dhe linguistike, jo vetëm formale, sepse ato i diktonte rezultati i zgjedhjeve. E në fakt ajo i tentoi gjëra të tilla, përderisa i ofroi 6 deputetët e saj të djathtës për të formuar qeverinë. Atëherë, nëse një veprim i tillë hyn në mënyrë legjitime në optikën që po ravijëzojmë për të majtën, pse duket kaq “skandaloz” koalicioni i LSI që është pjesë, edhe pse e veçuar, por po e së majtës?
E për ta kthjelluar pak horizontin, që në thelb nuk duket aq i turbullt dhe aq i errësuar sa ç’mund të duket tani apo duan të duket si i tillë, mund të themi se edhe vetë Levi-Shtraues, njëri prej filozofëve më të mëdhenj të shekullit, thekson se çdo progres është një koalicion midis forcave të ndryshme që kërkojnë një sintezë, pa braktisur diversitetin e tyre. Ky është kushti i zhvillimit, kjo lipset të jetë edhe busulla e këtij koalicioni.