E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Anëtarët e PS në KQZ veprojnë si celulë”

 

Partia Demokratike reagoi dje pas kërkesës së PS-së që kushtëzon njohjen e zgjedhjeve me hapjen e kutive të Beratit, Tiranës dhe Shkodrës. Zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli, i konsideroi si primitive deklaratat e Ramës. “PD i konsideron si primitive kërcënimet e Edi Ramës dhe zëdhënësve të tij, si dhe urdhrat politik që u jep militantëve të vet në KQZ, të cilët në shkelje të betimit të bërë para Kuvendit, veprojnë si një celulë e cila nuk njeh ligje dhe procedura. Ne jemi të vendosur të respektojmë institucionet e ngarkuara për nxjerrjen e rezultateve”, theksoi Mëhilli. Sipas saj, “Sot sërish Partia Socialiste bëri betimin e përditshëm. PD i bën me dije të gjithë shqiptarëve se Zoti Rama nuk mund të njohë zgjedhjet dhe është i aftë dhe i gatshëm të bëjë çdo gjë tjetër përveç njohjes së tyre sepse kërkon me çdo kusht të mos pajtohet me humbjen, dështimin dhe pasojat e humbjes së këtyre zgjedhjeve”. Mëhilli theksoi se numërimi i kutive në Berat, që kërkohet nga PS, është e njëjtë me situatën në Fier, Lezhë e Durrës, ku përqindja e fletëve të pavlefshme është shumë e madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›