Arsyeja e numrit
Pas rrëzimit të një pallati në Gjirokastër, siguria e ndërtimeve në Shqipëri është bërë çështje e ditës. Janë paralajmëruar probleme të ngjashme në të gjithë vendin. Kë mendoni si përgjegjës për këtë situatë? A shikoni ndonjë zgjidhje?
A e dini se ne jemi një shoqëri e riskut të lartë? Jo vetëm në ndërtim, por kudo. Kush ka në dorë paranë fiton të drejtën. Ankimet e qytetarëve nuk dëgjohen. Përgjegjës janë të gjithë. Arkitekti që pranon të projektojë një pallat pa shkallë rezervë të daljes emergjente, a me mungesa të tjera. Zbatuesit e projektit që shpesh nuk i kanë licencat e rinovuara. Policia Ndërtimore që nuk ndërhyn në mënyrë të fuqishme. Pushteti lokal që bën sehir. Gjykatat që nuk i përgjigjen në kohë dhe me cilësi ankimeve të qytetarëve. Mediat që nuk vënë në alarm publikun. Ligjvënësit që nuk përpunojnë ligje të plota dhe nuk kërkojnë zbatimin e tyre. Me një fjalë, ne vetë. Ne që banojmë në ato pallate banimi.
Ka vetëm një rrugëzgjidhje. Të detyrohen ndërtuesit e pandërgjegjshëm të marrin leje për të ndërtuar nga ana e institucioneve të pavarura nga njëra-tjetra, ku secila nga këto leje, nëse nuk jepet, të jetë bllokuese për të tjerat nëse nuk përmbush standardet e sigurisë dhe të cilësisë. Vendimmarrja për ndërtimin e një pallati banimi ose tjetër duhet bërë më e studiuar.
Situata politike në vend është acaruar pas futjes në grevë urie të një grupi deputetësh të partive të vogla. Në fokus të protestës qëndron reforma zgjedhore, më saktë akordi PS-PD për Kodin e ri Elektoral. Sa mendoni se janë të përligjur të vegjlit në protestën e tyre? A rrezikohen standardet zgjedhore nga mungesa e përfaqësuesve të tyre në KQZ?
Nuk mund të them sesa rrezikohen apo nëse rrezikohen ose jo standardet zgjedhore. Kjo do të varet edhe nga ndershmëria e anëtarëve të komisioneve zgjedhore, nga ndërgjegjësimi i publikut për një proces zgjedhor të rregullt dhe transparent, nga këmbëngulja e vëzhguesve që vijnë nga shoqëria publike dhe nga të gjitha partitë, e kështu me radhë. Bile do të varet edhe nga gjendja që do të paraqitet në secilin rreth apo qendër votimi. Sidoqoftë, nëse normat ndëshkuese për ata që do t’i hyjnë valles së manipulimit të votave në komisionet zgjedhore zonale do të jenë të forta dhe do të zbatohen ashpërsisht, kjo do të ishte një arsye që manipulimet e mundshme të mos gjenin atë terren, sikurse ka pasur dyshime në proceset e mëparshme zgjedhore.
Personalisht jam shprehur shumë muaj më parë duke e dhënë mendimin tim lidhur me reformën elektorale. Ndërgjegjja dhe bindjet personale më detyrojnë të shprehem se jam më shumë i pasionuar pas një sistemi zgjedhor mazhoritar, ku në radhë të parë votohet për deputetin si person, sigurisht brenda konfiguracionit të një ngjyrimi politik të caktuar. Deputetët më janë dukur edhe kështu shumë të orientuar nga partitë politike dhe nuk kanë treguar atë cilësi përfaqësimi që pret elektorati dhe qytetarët. Sigurisht deputetët duhet të mbrojnë ngjyrat e partisë së tyre politike, sepse kjo është kontrata që ata kanë bërë me elektoratin, por e gjitha kjo nuk do të thotë që ata të mos kenë edhe një farë autonomie personale.
Pastaj, ajo që më kishte pas shqetësuar mua si qytetar kishte të bënte me faktin se me sistemin rajonal të përfaqësimit nuk shprehen sa duhet identitetet politike rajonale, pra dallimet mes zonave malore dhe atyre fushore brenda një rajoni, dallimet midis zonave rurale dhe atyre urbane etj.
U tha se ky sistem po adoptohej për të mos lejuar parti të vogla, që të përfaqësoheshin në Kuvend padrejtësisht, duke hipur në “kurrizin” e partive të mëdha e me elektorat të gjerë. Por, shoh se ato që quheshin parti të vogla, përsëri do të jenë të përfaqësuara në Kuvend sipas aleancave që po realizojnë me partitë e mëdha. Në fakt të dëmtuara nuk janë partitë e vogla, por partitë e “mesme” nga pikëpamja e përfaqësimit të tyre në Kuvend. Ato përbëjnë problem rivaliteti për forcat politike kryesore.
Sidoqoftë, kjo histori tani ka përfunduar. Fundja, cilido kod elektoral ka të metat e veta. Përderisa elektorati nuk reagon, përderisa shumicat parlamentare kanë gjykuar kështu, përderisa edhe të huajt e kanë pranuar këtë kod elektoral, çështja është mbyllur dhe e rëndësishme është që secila parti të nisë e të mendojë se çfarë duhet të bëjë lidhur me fushatën elektorale që po afron.
Pra, problemi nuk shtrohet për partitë e vogla, sikurse pyesni ju. Ato nuk kanë ndonjë rol në këtë mes. Përfaqësues të tyre politikë më shumë tani po mbrojnë pozicionet e partive politike kryesore. Problem janë partitë politike “të mesme” ato pra që mund të konkurrojnë realisht. Përpara sesa të shprehem për grevën e urisë së deputetëve në selinë e Kuvendit, desha të theksoj se disa argumente që ndjek nëpër ekrane televizioni kundër saj nuk më duken fare bindës edhe nëse shoqërohen me gjeste apo me mimikë fytyre. Thuhet, për shembull, se me anëtarët që parashikohen të jenë në komisionet zgjedhore zonale, realizohet siguria e votës së lirë e të numëruar ndershmërisht. Dakord, mund të jetë edhe kështu. Por, logjikisht shtrohet pyetja: kur vota do të numërohet saktë, atëherë çfarë të keqe ka që të ketë një komision zonal zgjedhor me një konfigurim disi më të ndryshëm, ku edhe partitë “e mesme” ta gjejnë veten e tyre dhe të ndihen të sigurta se vota do të numërohet sinqerisht?
Nuk duhet harruar se elektorati shqiptar ka nevojë urgjente që ta dijë se kësaj radhe votat do të numërohen ashtu sikurse duhet.
Dëgjoj që disa përfaqësues politikë shprehen se edhe politikanë të LSI-së kanë qenë dikur brenda klasës politike, kur kanë ndodhur procese si ato të “Dushkut”. Por, kjo nuk mund të përmendet tani. Tani nuk jemi duke bërë gjykime për historinë, as të bëjmë biografinë e politikanëve të ndryshëm, sepse kjo jo vetëm është një gjë e kotë, por edhe e pamundur për t’u trajtuar objektivisht. Nga ana tjetër nuk duhet harruar aspak fakti që në komisionet zonale, sado që të ketë përfaqësues të opozitës, përsëri kjo nuk i jep asnjë siguri LSI-së, meqë ata përfaqësues janë socialistë.
Opozita sot është e ndarë, bile do të thosha se për paradoks, konkurrenca më e fortë do jetë midis LSI–së dhe Partisë Socialiste, sesa midis secilës prej tyre dhe Partisë Demokratike. Ky është paradoksi i fushatave elektorale. Armiqtë më të betuar janë ish-vëllezërit. Ata do të luftojnë deri në minutën e fundit për t’i ndryshuar mendjen çdo militanti të majtë që është i dyzuar dhe ende nuk di se cila prej partive në fjalë e përfaqëson. Kush është tradhtari dhe kush është besniku i së majtës? Deri në ditët e fundit do të vazhdojë procesi i bindjes. Por, kjo nuk do të thotë se nëse do t’iu duhet, këto dy forca në një situatë të mundshme paszgjedhore përjashtimisht nuk mund të bëjnë edhe aleanca të përkohshme dhe të brishta me njëra-tjetrën.
Fjala “opozitë” në fjalorin e sotëm politik nuk ka edhe aq kuptim sepse ka disa, të paktën, dy opozita, të cilat nuk i besojnë njëra-tjetrës, pra, përfaqësuesit komisionerë të njërës nuk mund t’i shërbejnë edhe tjetrës. Këtë fakt, Kodi i tanishëm Elektoral do të duhej ta mbante parasysh.
Për sa u përket grevës, në parim, për solidaritet human, gjithkush mendon për ata që vendosin të hyjnë në një grevë urie. Por, nga ana tjetër nuk mund të mos pohosh se në politikë kjo është diçka e pazakontë dhe kam një si ndjenjë se si nga opinioni politik ndërkombëtar, ashtu edhe nga pjesë të gjera të opinionit politik vendas, nuk do të kuptohet si mjet efikas lufte politike. Deputeti në përgjithësi ka si funksion për t’u përfaqësuar me zërin e tij, pikërisht për të evituar shprehjen me mjete fizike të pozicioneve politike.
Çfarë bëjnë si rregull, deputetët e pakicave politike sot në botë? Pasi e thonë fjalën e tyre në parlamentet përkatëse, pasi e thonë në media, pasi punojnë me elektoratin e tyre, pastaj, nuk kanë se çfarë bëjnë më, janë të detyruar t’i nënshtrohen lojës së demokracisë që është ajo e numrit, pra, e kartonit. Numri është i rëndësishëm në demokraci. Po, demokracia është mbizotërim i numrit. A është kjo një e metë e demokracisë dhe që shpreh kufizimet e veta? Po. Por, kjo nuk ndryshon asgjë. Ata që refuzohen nga shumica, kanë vetëm një rrugë: të dalin para publikut dhe të shpresojnë, që pasi ky të ndërrojë mendje, të përpiqen, të fitojnë shumica të reja dhe pastaj t’i ndryshojnë vendimet nëse këtë ua lejon numri. Në demokraci mund të humbasësh edhe sikur të kesh të drejtë. Dhe je i detyruar që të presësh që e drejta të provohet me kohë. Nuk ka rrugë tjetër.
Këta deputetë hynë në grevë, sepse nuk gjetën rrugë tjetër për ta thënë fjalën e tyre. Edhe kjo është një nga kufizimet e demokracisë parlamentare. Ndofta aty është edhe forca e saj. Po nuk pate numrat fol sa të duash, askush nuk të dëgjon. Duhen ndërruar numrat atëherë kur mundesh.
Zgjedhja për të hyrë në grevë urie është e vetë deputetëve në fjalë. Ata nuk pyetën të tjerët për të hyrë ose jo në një askezë (asketizëm) trupore për qëllime politike. Kundër një diktature mund të hyhet në grevë urie, por fakti i të qenit deputet, pra në një republikë, dhe fakti i hyrjes së deputetit në grevë urie, në parim janë paksa kontradiktore.
Ndërkaq, nga ana tjetër, nuk mund të mos thuhet se për kërkesën që shtrojnë, në thelb, ata kanë një synim të drejtë: besueshmëri më të madhe, të plotë, të komisioneve zgjedhore zonale dhe të atij qendror. Kjo do të mund të ishte zgjidhur jo thjesht duke plotësuar kërkesën e tyre, por duke bërë një rikonceptim të vetë këtyre komisioneve, ku mund të futeshin nga shoqëria civile, nga pushteti lokal, juristë, si edhe duke i dhënë një rol shumë më të më madh vrojtuesve të partive politike dhe publikut në procesin zgjedhor. Ka shumë mënyra për ta bërë më të besueshëm komisionin zgjedhor zonal.
Ndërkaq, nëse më lejohet, gjykoj se kombinimi i një greve urie brenda Kuvendit, që është një akt askeze që ngjall ndjenjën e dramës dhe të vetësakrificës, më duket, se nuk pajtohet edhe aq me protesta tepër të zëshme jashtë vendit të ngujimit. Heshtja që kërkon vuajtja nga uria dhe gjallëria e protestës së militantëve jashtë krijojnë dy imazhe kontradiktore dhe mediat luajnë me to. Heshtja do të ishte plotësuesi i një greve urie.
Sidoqoftë, deputetët u futën në atë grevë urie në një moment oportun: para votimit të Kodit të ri Zgjedhor. Ishte pra një lloj gjuhe e ashpër, e fortë për të dhënë një mendim që nuk po përfillej. Përpara momentit kur kodi elektoral do të votohej. Por, përpjekja për ta ndaluar votimin e tij edhe me gjuhën e grevës së urisë duket se po tregohet e pamjaftueshme. Mirë do të kishte qenë të ishte dëgjuar, me qëllim për të gjetur një konsensus, por duket se nuk është rasti.
Ky, pra, votimi i Kodit Elektoral nga shumicat parlamentare, do të më dukej çasti i saktë kur gjithçka do të duhej të përmbyllej. Greva e urisë si gjuhë e veçantë shprehjeje në kushtet, kur gjuha e mirëfilltë politike nuk funksionoi dot, do ta kishte përfunduar në atë çast misionin e vet. Partitë e mëdha politike pas kësaj marrin mbi vete suksesin apo riskun e dështimit të procesit elektoral, kurse deputetët në grevë urie i kthehen fushatës elektorale, elektoratit të tyre që i pret, për ta thënë fjalën e tyre masivisht, duke dëshmuar se janë të vendosur dhe me kapitalin moral të grevës së urisë, për t’u përballur në elektorat. Përndryshe, më tej, nuk arrij të shoh veçse një rrugë pa dalje dhe pa dobi politike për asnjërën nga palët. Kundërshtari mundet me votë.
Ministri i Financave, Bode, deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje me FMN-në deri në zgjedhjet e ardhshme, ndërkohë që theksoi se marrëdhëniet me këtë institucion financiar do të jenë të një formati ndryshe nga marrëveshja e deritanishme. Si e shikoni këtë zhvillim? Mendoni se riformatimi i marrëdhënieve me FMN-në është gjeja e duhur për ekonominë dhe financat shqiptare duke pasur parasysh edhe krizën financiare globale?
Formati mund të ndryshojë, rëndësi ka që prania e FMN-së të mos mungojë.